Pse shumica e njerëzve nuk do të jenë kurrë të suksesshëm? - Business Magazine Albania

Pse shumica e njerëzve nuk do të jenë kurrë të suksesshëm?


“Sukses” nuk është vetëm të keni shumë para. Shumë njerëz me shumë para kanë jetë tmerrësisht të trishtuar dhe të çekuilibruar.

Suksesi vazhdimisht përmirëson personin që ju jeni, mënyrën se si jetoni, mënyrën se si punoni dhe mënyrën se si lidheni me të tjerët.

Pra, pse shumica e njerëzve nuk janë të suksesshëm?

Pse shumica e njerëzve nuk zhvillohen?

Sa më shumë zhvilloheni, aq më të fokusuar duhet të jeni në këto gjërat që kanë më shumë rëndësi. Megjithatë, siç ka thënë Jim Rohn: “Shumë njerëz nuk i bëjnë gjerat mirë thjesht sepse ata fokusohen në gjërat e vogla.”

Për të qenë të suksesshëm, ju nuk mund të shoqëroheni me njerëz pa prespektivë për shumë gjatë. Nuk duhet të vazhdoni të hani ushqim të keq, pavarësisht nga zgjedhja e ushqimit të kolegut apo bashkëshortit tuaj. Ditët e tua duhet të shpenzohen për veprimtari të kualitetit të lartë.

Sa më i suksesshëm bëhesh – e cila është balanca për gjërat thelbësore (shpirtërore, relacionale, financiare, fizike) në jetën tuaj dhe heqja e çdo gjëje tjetër – aq më pak duhet të shfajësosh cilësinë e ulët.

Para se të zhvilloheni, ju mund të kaloni kohë me çdokënd.

Ju mund të hani çdo gjë të vendosur para jush.

Ju mund të justifikoni aktivitetet dhe sjelljet që janë mediokre.

Pasi vizioni për veten tuaj rritet, e kuptoni që duhet të bëni ndryshime të mëdha. Duhet të pakësoni shpenzimet dhe kohën tuaj në budallalliqe dhe argëtim. Duhet të kurseni më shumë dhe të investoni më shumë në arsimimin dhe të ardhmen tuaj.
Sa më të suksesshëm bëheni, aq më të fokusuar duhet të bëheni. Aq më shumë sjelljet tuaja të përditshme duhet të jenë me cilësi të lartë – dhe me cilësi gjithnjë e më të lartë.

Kjo nuk ka të bëjë me përsosmërinë. Kjo nuk është patjetër, që duhet të jeni të zënë gjatë gjithë kohës. Në të vërtetë, bilanci i suksesit të vërtetë ka të bëjë me atë që Tim Ferriss e quan “mini-daljet në pension”. Megjithatë, në qoftë se sjelljet tuaja të përditshme janë në mënyrë të vazhdueshme vulgare atëherë çfarë përfundimi prisni për jetën tuaj?

Zgjedhjet tuaja duhet të jenë me cilësi më të lartë.

Marrëdhëniet tuaja duhet të bëhen më cilësore.

Çdo fushë e jetës tuaj ndikon në çdo fushë tjetër të jetës tuaj. Prandaj: Ashtu siç e bën diëka, ashtu i bën të gjitha. Kjo është të mendosh në mënyrë cilësore. Kjo ka kuptim vetëm për njerëzit që kanë hequr dorë nga gjithçka që ata urrejnë në jetën e tyre. Jetojnë me këtë parim: Jeta e përditshme dhe normale mund të mbushet vetëm me ato gjëra që vlerësojnë.

Kur ditët tuaja mbushen vetëm me ato gjëra themelore që janë bota për ju – dhe ju jeni duke pasur sukses- ju absolutisht do të dominoni në “të gjitha” fushat e jetës. Sepse gjërat e vetme në jetën tuaj janë ato që kanë më shumë vlerë për ju. Çdo gjë tjetër ngadalë ka dalë jashtë nga jeta juaj. Ju jetoni me qëllime. Jeni ai që doni vërtet të bëheni çdo ditë.

Që të realizoni këtë jo vetëm që kërkon kohë, por është jashtëzakonisht e vështirë që të jetoni në praktikë.

T’iu thuash “JO” mundësive të mëdha, por të parëndësishme është e vështirë.

Të heqësh dorë nga zakonet e këqija është e vështirë.

Të ndryshosh besimin dhe të zgjerosh vizionin duhet kurajo. Është kaq e thjeshtë të kthehesh në të menduarit mediokër dhe pa prespektivë.

Megjithatë, sa më afër idealeve dhe vlerave tuaja të jetoni, gjëra të mahnitshme do të fillojnë të ndodhin. Ju do të ndiheni më të lumtur. Do të jeni më të pranishëm me ata që doni. Ju do të shpenzoni më mirë kohën tuaj. Ju do të ndiqni ëndrra dhe ambicie më të mëdha. Ju do të jenë më elastikë gjatë sfidave. Do të jetoni në një frekuencë më të lartë. Dhe çdo gjë rreth jush do t’a pasqyrojë këtë.

Por për të përsëritur Jim Rohn: “Shumë njerëz nuk bëjnë më të mirën e tyre thjesht sepse ata fokusohen në gjëra të vogla.” Shumica e njerëzve kapen pas gjërave boshe. Për këtë arsye, shumica e njerëzve nuk do të jenë të suksesshëm. Shumica e njerëzve nuk do të zhvillohen dhe të përparojnë.

Por ju do e bëni. Ju e dini atë dhe ju mund t’a ndjeni atë. Ju keni filluar tashmë. Dhe çdo ditë, jeni një hap më afër. Shpejt, do të angazhoheni plotësisht për të qenë ai që mund të jeni. Pasi t’a kaloni atë pikë pa kthim, asgjë nuk do t’ju ndalojë.

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0