Pse kaq shumë kafshë ngordhin në fluturimet e United Airlines?
Përditësuar së fundmi: 14/04/2018

Pse kaq shumë kafshë ngordhin në fluturimet e United Airlines?

Share
nga Albana Mucaj
Pri 14, 2018

Lejimi i racave me rrezik të lartë për të udhëtuar është pjesë e përgjigjes.

Numrat janë dëshpërues. Siç ka raportuar kohët e fundit Gulliver, 18 kafshë u vranë vitin e kaluar në fluturimet e United Airlines. Asnjë linjë tjetër ajrore nuk kishte më shumë se dy vdekje të kafshëve, sipas të dhënave nga Departamenti Amerikan i Transportit.

Pra, është transportuesi i katërt i Amerikës me të vërtetë nëntë herë më vdekjeprurëse si linja ajrore më e rrezikshme për një kafshë udhëtimi?! Gazeta Washington Post, ka kryer një hetim të hollësishëm të plotë të kësaj pyetjeje dhe përgjigja është jo.

United ka lejuar disa ushqime të rrezikshme të qenve që linjat ajrore të tjera kanë ndaluar të përdoren në fluturimet e tyre. Qentë në fjalë janë kryesisht ata qw vuajnë nga probleme të frymëmarrjes dhe vdesin në aeroplanë. Këto raca përfshijnë bulldogs, boksierë, pugs, dhe shihtzus. American dhe Delta, rivalët kryesorë të Unitedit, nuk lejojnë këto lloje të qenve në avionët e tyre, duke përmendur gjasat e lëndimit ose vdekjes. Por, deri në muajin e kaluar United i lejoi ata, duke i dhënë linjave ajrore një monopol virtual për transportimin e këtyre krijesave në disa rrugë.

Nga 2015 në 2017, Washington Post raporton se, 85 kafshë ngordhwn në transportuesit amerikanë. Pothuajse gjysma e tyre ishin të racave me rrezik të lartë të ndaluar ngë linjat ajrore të tjera. Me fjalë të tjera, nëse United kishte të njëjtat politika si rivalët kryesorë të saj, numri do tw ishte përgjysmuar.

Burimi: /The Economist



Evente