Pse gjumi është shumë i rëndësishëm: Një Perspektivë Neuroshkencore

Pse gjumi është shumë i rëndësishëm: Një Perspektivë Neuroshkencore


Në përpjekjet tona për të bërë një jetë cilësore, ne shpesh harrojmë se elementet më bazike të jetës janë pikat kyçe që duhet t’u kushtojmë vëmendje. Në këtë artikull flas për rëndësinë e gjumit, e shpjeguar kjo nga një pikëpamje neuroshkencore.

Gjyshja ime shpesh më thoshte se gjumi e rrit fëmijën, ndërsa shumica prej prindërve fokusohen në ushqyerjen cilësore të fëmijës duke neglizhuar rëndësinë e gjumit.

Më lejoni që t’ju jap disa informacione të rëndësishme mbi rëndësinë dhe rolin që gjumi gjatë natës luan në riformatimin e trurit tonë.

Gjatë kohës që jemi zgjuar, një pjesë e rëndësishme e aktivitetit tonë trupor ndodh në atë pjesë të trupit që peshon jo më shumë se 1400 gramë, por ku krijohen triliona sinapse gjatë çdo dite.

Aktiviteti ynë ditor stimulon neuronet që të lidhen me njëra-tjetrën, duke mundësuar kështu krijimin e lidhjeve të gjata dhe të forta të cilat tkurren me 20% kur ne flemë gjumë. Ky proçes zhvillon dhe stimulon aftësinë tonë për të mësuar dhe për t’u rritur gjatë ditës tjetër.

Një studim 4 vjeçar i realizuar nga Dr. Chiara Cirelli dhe Giulio Tononi në Qendrën e Winsconsin për Gjumin dhe Ndërgjegjien ngre hipotezën se “Gjumi është çmimi që paguajmë për të patur mendje plastike dhe që është në gjendje të mësojë gjëra të reja”.

Sipas Dr. Chiara Cirelli dhe Giulio Tononi, sinapset që ndodhin gjatë ditës janë shumë të rëndësishme për aktivitetin e trurit, por fuqia dhe zmadhimi i trurit gjatë aktiviteteve ditore duhet të balancohet dhe të normalizohet dhe këtë funksion e kryen gjumi gjatë natës.

“Kjo tregon se balanca e madhësisë dhe forcës së sinapseve zvogëlohet me zgjimin nga gjumi dhe rifitohet me rënien në gjumë,” sipas Cirelli. “Është e mrekullueshme sesi shumica e sinapseve në kortekst ndryshojnë kaq shumë në madhësi përgjatë një periudhe të shkurtër mes zgjimit dhe rënies në gjumë”.

Kur gjumi ynë ndërpritet para kohe, sinapset vazhdojnë të jenë të forta dhe të mëdha dhe mund të shkatërrohen apo digjen, ashtu siç digjen pajisjet elektroshtëpiake kur energjia është më e lartë seç duhet. Kjo është arsyeja pse “pas një nate me gjumë të çrregullt” ne zgjohemi të lodhur, me energji të ulët dhe humor jo të mirë.

Kujdesu për gjumin tënd!

Këshilla:

  • Shmang shikimin e televizorit në orët e vona të natës;
  • Mos ha ushqime të rënda apo pi shumë lëngje përpara se të flesh;
  • Ruaj një temperaturë normale në dhomë
  • dhe shmang përsëritjen e mendimeve që pate gjatë ditës.

Nëse ke dëshirë të reflektosh mbi eksperiencat gjatë ditës, bëje disa minuta përpara se të flesh dhe fokusohu që të mësosh nga eksperienca dhe se çfarë ka nevojë të përmirohet.

Artikulli u shkrua nga Dr. Anila Bashllari, Neurocoach dhe Eksperte për Mendësinë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0