Pse duhet të investoni në veten tuaj? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 08/10/2019

Pse duhet të investoni në veten tuaj?

Share
nga Anerola Torollari
Tet 08, 2019
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Investimi në veten tuaj është rruga më e shpejtë drejt suksesit!

Shumë prej nesh pyesin, çfarë duhet të bësh që të jesh i suksesshëm? A ka ndonjë formulë suksesi? A ka diçka që njerëzit e suksesshëm bëjnë që pjesa tjetër nuk e di? Apo është thjesht çështje fati?

Lajmi i mirë është se në të vërtetë suksesi është thjesht 10% frymëzim.

Sa për 90% tjetër, i takon djersitjes. Njerëzit e suksesshëm kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke investuar në të ardhmen e tyre.

90% mund të tingëllojë si shumë, por me një ROI kaq të lartë (kthimin e investimit), ia vlen përpjekja juaj.

Lexoni: Ja cilat janë aftësitë komunikuese që ju sigurojnë sukses në punë

Ajo që investoni në veten tuaj, do të thotë sesa përpjekje bëni për Veten Tuaj.

Kjo mund të nënkuptojë të mësoni një aftësi të re, të përdorni kohën tuaj të lirë për të punuar në pikat tuaja të dobta, ose të mësoni nga një trajner apo mentor.

Tony Robbins thotë, “Nëse bëni atë që keni bërë gjithmonë, do të merrni atë që keni marrë gjithmonë.”

Nëse jeni gati të bëni diçka ndryshe dhe ta shtyni veten drejt horizonteve më të mëdha, atëherë duhet të përqëndroheni në 3 fusha kryesore.

“Rruga drejt suksesit do të thotë të ndërmarrësh një veprim të mirëmenduar.” – Tony Robbins

  1. Edukoni veten!

Shumica e njerëzve ndalojnë së mësuari pasi kanë mbaruar shkollën, por kjo ndikon negativisht për ju. Të mësuarit është thelbësor për rritjen tuaj personale dhe profesionale.

Mundohuni të gjeni të paktën 30 minuta çdo ditë për të mësuar diçka të re përmes librave, videove, podcast-ve, etj.

Duke e bërë këtë vazhdimisht, do të thotë që ju për një vit do të keni 180+ orë mësimi. Kjo është ekuivalente me 4 orë edukimi shtesë, çdo javë.

Imagjinoni sa mund të mësoni vetëm nga ky investim i vogël. Edukimi i vetes duhet të jetë një përparësi për këdo dhe në fund do të mahniteni me atë që mund të arrini.

Lexoni: Ende pa mbushur të 20-at dhe janë në rrugën drejt suksesit

  1. Kujdesuni për shëndetin tuaj

Është e thjeshtë që ta merrni si të mirëqënë shëndetin tuaj kur e keni atë, veçanërisht kur ekuilibroni një program për punën dhe jetën jashtë pune. Por nëse shëndeti juaj nuk shkon mirë, gjithçka tjetër bie poshtë gjithashtu.

Kurrë nuk duhet të arrijë një pikë në jetën tuaj ku ambicia t’ju errësojë sytë dhe të ndikojë në shëndetin tuaj. Këto duhet të shkojnë krah për krah me njëra tjetrën.

Kështu që, veçoni edhe 30 minuta të tjera në ditë vetëm për veten tuaj. Ecni, ushtrohuni dhe jini aktivë. Nuk ka rëndësi se në cilin nivel fizik jeni kur filloni, çështja është të lëvizni dhe të ndërtoni forcën tuaj.

“Sa më i lartë niveli juaj i energjisë, aq më efiçent është trupi juaj. Sa më efiçent të jetë trupi juaj, aq më mirë ndiheni dhe aq më shumë do të përdorni talentin tuaj për të prodhuar rezultate të jashtëzakonshme.” – Tony Robbins

  1. Ndiqni modelin e një personi që tashmë është i suksesshëm

Gjeni dikë që është mjeshtër në atë që dëshironi të bëni dhe studiojeni atë. Si mendon ai? Cilat janë zakonet e tij? Si arriti aty ku është sot?

Duke ndjekur dikë që ka ecur tashmë në rrugën, që doni të ndiqni, mund të mësoni nga gabimet dhe sukseset e tij, duke shmangur orë të panumërta përpjekjesh të humbura.

“Nëse doni të jeni të suksesshëm, gjeni dikë që ka arritur rezultatet që dëshironi dhe mësoni nga ato që ai ka bërë dhe do të arrini të njëjtat rezultate.” – Tony Robbins

Lexoni: Nëse doni të bëheni të suksesshëm duhet t’i pranoni këto 3 fakte të vështira

Pra edukoni veten, jepini përparësi shëndetit tuaj dhe gjeni dikë që të ndiqni si model.

Kur të angazhoheni në këto 3 hapa, ju po investoni në veten tuaj dhe të ardhmen tuaj dhe do të rriteni më shpejt sesa e keni menduar ndonjëherë!

/SuccessResources