Projekti WeGrow, fuqizon 14 startup-e të hartuara nga gratë sipërmarrëse - Business Magazine Albania

Projekti WeGrow, fuqizon 14 startup-e të hartuara nga gratë sipërmarrëse

“We Grow” është një program 4-mujor akselerimi, që mbështet startup-et novatore, digjitale dhe që kanë një projekt zhvillimor të shkallëzueshëm. Këto sipërmarrje, të krijuara dhe udhëhequra nga vajza dhe gra në të gjithë Shqipërinë, kanë për qëllim zhvillimin dhe punësimin e të rejave dhe të rinjve.

Projekti i akselerimit, kordinuar nga Rezarta Skendaj, CEO e coworking space HotSpot Tirana, ku u zhvilluan pjesa më e madhe e aktiviteteve si workshope dhe trajnime rreth temave të dizenjuara sipas një programi të bazuar në nevojat e identifikuara të grave dhe vajzave pjesëmarresë;

Në ambientet e “Tulla Center” u mbajt eventi final i projektit WeGrow ku ishte prezente dhe Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, e cila ka mbështetur këtë program. Ajo vlerësoi dhe nënvizoi rolin e gruas në sipërmarrje duke përmendur që:

“Çdo shoqëri e shëndoshë në bazë ka familjen dhe çdo familje ka nga pas një grua. Numri i grave dhe vajzave që marrin pjesë në projekte të tilla ku promovohen talenti dhe idetë e tyre është gjithnjë e më tepër në rritje. Tri vajza sot do të marrin çmim, por për mua kjo është e parëndësishme sepse këtu në këtë event keni marrë një network, pasi programi vijon edhe pas projektit. Ju këtu nisni një hap shumë të rëndësishëm dhe të jeni të bindura që do t’ju mbështesim edhe në vijim. Të gjitha vendet anë e mbanë botës janë të prekura nga sfida e zhvillimit ekonomik, por ne nuk e kemi ndaluar hapin tonë drejt nxitjes së iniciative te grave dhe vajzave në sipërmarrje, jemi përpjekur që t’i mbështesim ato., – tha znj. Edona Bilali.

 

Idetë ishin të gjitha inovatore dhe secila prej tyre kishte diçka me vlerë për të përcjellë, në lidhje me tema të ndjeshme për shoqërinë moderne si: qëndrueshmëria, kujdesi ndaj temave ambjetaliste, mirëqenia fizike dhe shëndeti mendor dhe  nderthurja e teknologjisë në fusha të ndryshme të biznesit si mjet i pashmagshëm për optimizimin e jetës së përditshme.

14 gra, 14 ide, 14 mundësi për një shoqëri më të mirë dhe më të aftë në sipërmarrje.

Erblina Shehu – Kungul, Ana Ngjeqari – Dora ime, Joana Paco – MAPP, Julia Kocali – Bëhu_Boho, Rudina Mata (Rica) – Azalea Medicine, Meri Dishnica – Magic in You, Elma Hoxha – Molla Marketing, Franceska Fezollari – CES, Kristjana Ibrahimi – ArtiPak, Hygerta Pjeshka – DDA, Gerta Kosova – Vashëzat, Elida Vocaj – Thurje Kujtimesh, Marilda Salla – Erudite Academy, Erisa Bujari – GEF PSYCHOLOGIST. Secila prej tyre kishte një element të veçantë për të treguar.

Rafaela RICA, e cila prej më shumë se dy dekadash sfidon tregun duke ndërtuar biznese të suksesshme me impakt rajonal, tregoi një entuizasëm të veçantë për këtë projekt duke i mbështetur vajzat dhe idetë e tyre në sipërmarrje.

Për Business Magazine, ndajnë informacionet mbi bizneset e tyre, disa nga gratë që kishin aplikuar në këtë projekt.

Erblina Shehu – Kungul

Aplikacioni KUNGUL, prezantuar nga Erblina Shehu (CEO), fitoi unanimisht çmimin a parë në eventin final të inkubatorit Wegrow.

Me aplikacionin Kungul, me një skanim, konsumatori mund të vleresojë se sa i dëmshëm është një produkt i mirëmbajtjes personale (shampo, deodorant..) për shëndetin e tij, bazuar kjo në verifikimin e ingredientëve që produkti përmban.

Vlerësimi bazohet në rregullat dhe studimet e besueshme europiane ku çdo përbërës klasifikohet mbi riskun potencial që ai ka mbi shëndetin e njeriut si vijon :

  • çrregullues endokrin,
  • kancerogjen,
  • allergjen,
  • irritues.

Thënë ndryshe nëpërmjet këtij aplikacioni, konsumatorit i jepet mundësia të bëj përzgjedhjen e duhur për shëndetin e tij.

Lajmi i mirë është që Erblina Shehu,  ideatorja e këtij aplikacioni, ka testuar tashmë mbi 25.000 referenca produktesh në tregun shqiptar dhe ka gjetur shumë produkte që janë “KUNGUL Approved”, certifikim që ajo ka në plan të zhvillojë gjithashtu në vijim. Ajo na komunikoi së fundmi, se aplikacioni i shumëpritur, është në zhvillim e sipër dhe në javët në vijim publiku do të mund ta karikojë në smartphone dhe ta përdorë atë pa pagesë.

Elma Hoxha – Molla Marketing

Molla Marketing është një start-up në fushën e marketingut digjital.

Përgjithesisht, marketingu digjital ne Shqipëri fokusohet në elementët estetikë dhe jo në efikastietin konkret të shitjeve.

Ne synojmë që përmes strategjisë dhe fushatave të suksesshme, të maksimizojmë shitjet dhe përfitimet e klientëve.

Molla Marketing ndihmon bizneset të promovojnë produktet e tyre online, me qëllim shitjen.

“Te tjerët bëjnë art, ne shesim produktet tuaja”

 

Kristjana Ibrahimi – ArtiPak

ArtiPak prezantuar nga Kristjana Ibrahimi është një sipërmarrje , e cila do të ofrojë brandimin dhe paketimin e realizuar me dorë të produkteve tradicionale përmetare  Kjo sipërmarrje do tju vijë në ndihmë 100 fermerëve dhe prodhuesit të vegjël të zonës , të cilët prodhojnë rreth 50 produkte tipike lokale.

Dizenjim i personalizuar ,etiketim dhe paketim kreativ me dorë dhe me materiale ekologjike janë shërbimet e ofruara specifikisht për këta prodhues.

Kjo sipërmarrje është një inicativë e mbështetur në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm për arritjen e një konsumi dhe prodhimi të përgjegjshëm, duke vënë në fokus aspektin turistik, ekonomik, mjedisor dhe kulturor.

Fal ArtiPak fermerët dhe prodhuesit do të ofrojnë për turistët dhe vizitorët e qytetit të Përmetit produkte bio jo vetëm me cilësi të lartë por edhe me një markim sipas standarteve.

Franceska Fezollari – CES

CES ofron Shërbime Financiare në mënyrë Digjitale si dhe )ërgatit Studentët e fushës për tregun e punës. “Asgjë nuk është e pamundur dhe unë e kam njohur tregun kohë më parë, ndaj dhe kam bindjen që kjo ide do të ngjallë interes dhe do të ketë sukses” – tha ajo.

Ana Ngjeqari – Dora ime

Me projektin “Dora ime”, Ana Ngjeqari solli më pranë nesh një tjetër ide të bukur, e cila në pamje të parë dukej e thjeshtë, por kishte nevojë për një vëmendje të dedikuar. “Dora ime ka nisur si një pasion që kisha për punën e dorës. Kam kuptuar që tregu ka kërkesa dhe vlerësohet, e për rrjedhojë kam vendosur ta zhvilloj më tej si biznes. Gjatë vitit të fundit janë shitur mbi 100 spila të personalizuara. Klientë të kënaqur brenda dhe jashtë vendit. Ajo që tani duam të arrijmë është “Bashkëpunimi me më shumë artistë për krijimin e një e-shop”.

Erisa Bujari – GEF PSYCHOLOGIST

Pandemia Covid-19 i mësoi përfundimisht njerëzit se sa e rëndësishme është të jesh i shëndetshëm psikologjikisht për një jetë më të lumtur…Këtë koncept dhe realizim po bën GEF PSYCHOLOGIST, duke qënë pranë shqiptarëve në të gjithë botën jo vetëm për konsulta psikologjike dhe shëndet të mirë psikologjik, por edhe me shërbimin e Life Coaching  në zhvillimin përsonal..

GEF PSYCHOLOGIST gjendet me platformën e tyre online në www.gef.al si dhe në rrjetet sociale duke ofruar kështu mundësinë, që të jenë të aksesueshëm nga shqiptarët në të gjithë botën. CEO e kësaj platforme për Shqiptarët, Psikologia Erisa Bujari, na komunikoi së fundmi se ka një interes të madh për keto shërbime nga brenda dhe jashtë vendit.

 

Julia Kocali – Bëhu_Boho

Julia vetë është arkitekte në profesion. Projekti Bëhu_Boho krijon objekte dekori 100% te thurura me dore nga materiale ekologjike duke bere ato te pershtatshme per njerezit me alergji dhe te qendrueshem ndaj mjedisit. Aktualisht po merret me tapetë te thururra me dore me grep, ku nuk kufizohet nga format dhe nga permasat. “Bëhu_ Boho” është një projekt i cili jep zgjidhje alternative të produkteve Fast Fashion, – u shpreh Julia.

 

Rudina Mata (Rica) – Azalea Medicine

Projekti lindi si një nevojë për të qenë afër grave që nuk kanë mundësi të shkojnë tek mjeku apo që duan një mbështjeje shëndetësore më shumë se mjeku i familjes. Projekti ka fokus shëndetin e gruas. Na dallon prania e stafit mjekësor, 100% femëror dhe në shërbim 24/24. Perspektiva jonë është që këtë projekt ta kthejmë në fitim së pari në një mbështetje dhe ndihmë të sa më shumë grave dhe pastaj, sigurisht, edhe në të ardhura për familjet tona. Duam të identifikojmë gra, të cilat kanë nevojë, por nuk mundësi të pagajnë dhe t’ju japim shërbim falas.

 

Hygerta Pjeshka – DDA

Të vuash nga diabeti është një sfidë e madhe me veten dhe shoqërinë. Sa persona vuajne dhe sa të tjerë nuk e shfaqin? DDA lindi për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të personave me diabet, duke ofruar dieta të ndryshme ushqimore. Gjatë dy viteve të fundit numri i të prekurve me diabet në Shqipëri u rrit me 200%, ndaj dhe duhet të nisim menjëherë nga ndërgjegjësimi.

 

Projekti u mbyll me tre çmime fituese : Erblina Shehu – Kungul, Ana Ngjegari – Dora ime dhe Joana Paco – MAPP.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0