Projekti BRIGAID ju fton të aplikoni me idenë tuaj inovative për ndryshimet klimatike
Përditësuar së fundmi: 21/06/2018

Projekti BRIGAID ju fton të aplikoni me idenë tuaj inovative për ndryshimet klimatike

Share
nga Anerola Torollari
Qer 21, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Keni ide të reja, të padëgjuara më parë?

Kërkimi juaj shkencor lidhet me kapërcimin e problematikave të shkaktuara nga katastrofat natyrore si, përmbytje, thatësirë, mot ekstrem?

Nëse po, bëhuni pjesë e thirrjes së tretë dhe të fundit të projektit BRIGAID për inovacione!

Aplikimet mbyllen më datë 15 Gusht.

Mos e humbisni!

Partneri shqiptar i projektit BRIGAID, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit, AKPT, fton të gjithë të interesuarit të behën pjesë e Thirrjes së Tretë dhe të Fundit të projektit për inovacione që i vijnë në ndihmë përshtatjeve klimaterike, lehtësimit të ndikimeve të përmbytjeve, thatësirës, apo ngjarjeve të tjera të motit ekstrem.

Prezantoni inovacionin tuaj në adresën: [email protected]

Përshkruani shkurtimisht inovacionin dhe interesin tuaj për testimin dhe përmirësimin e tij. Ekipi i projektit BRIGAID do t’ju kontaktojë për hapat pasardhës dhe do t’ju udhëzojë për të regjistruar idenë tuaj në platformën online të ndyshimeve klimatike: www.climateinnovationwindow.eu

Kriteret që duhet të përmbushë inovacioni:

  1. Të jetë një ide për të përballur përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem;

  2. Idea të identifikohet ‘me gatishmëri teknike’ (TRL 4). Shpjegim: Ideja të ketë të zhvilluar prototipin dhe ai të jetë i gatshëm për testim të mëtejshëm në laborator/terren.

  3. Të jetë një zgjidhje infrastrukturore, softuerike, ose e bazuar në natyrë.

Projekti BRIGAID ofron financim dhe mbështetje për testim dhe zhvillim të mëtejshëm për 6 deri në 9 inovacione.

Ju inkurajojmë të aplikoni Këtu dhe të jeni pjesë e rrjetit të inovacionit për ndryshimet klimatike!



Evente

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00