Profesori i Harvardit: Ja si mund ti japim fund Covid-19 në tri javë - Business Magazine Albania

Profesori i Harvardit: Ja si mund ti japim fund Covid-19 në tri javë

Të gjitha vendet e botës vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, për t’i dhënë fund pandemisë së koronavirusit, që ka prekur pjesën më të madhe të planetit prej më shumë se tetë muajsh. Rastet e të infektuarve dhe viktimave janë alarmante, ndaj vaksina pritet me padurim që ta ndalojë virusin.

Sidoqoftë, Michael Mina, një shkencëtar në Universitetin Amerikan të Harvardit, ka propozuar një metodë të re të zbulimit dhe parandalimit të sëmundjes. Është një teori që mund të shmangë disa pasoja, siç janë mbyllja, diçka që autoritetet e vendeve nuk duan ta përsërisin, në mënyrë që të mos dëmtojnë edhe më shumë ekonomitë e tyre.

Mina sugjeron kryerjen e testeve të shpejta në shtëpinë e secilit person, pa pasur nevojë për specialistë dhe që do të kishte një çmim rreth një dollar për njësi. Ato do të ishin shirita letre, që do të futeshin në një tub me kimikate, ku gjendet një kampion i pështymës ose mukozës, dhe pas 15 minutash do të dilnin rezultatet.

Kjo teknikë tashmë ekziston, por nuk është e autorizuar nga autoritetet shëndetësore për shkak të besueshmërisë së saj të ulët në krahasim me testet PCR. Sidoqoftë, profesori i Harvardit aludon në faktin se “testet PCR janë të ngadalta (të paktën 24 orë që të dalin rezultatet) dhe ato evidentojnë njerëz që prej kohësh kanë pushuar së qeni ngjitës”. Përveç kësaj, ai këmbëngul se “kjo do të shmangte dorën e rëndë mbi popullatën”, duke iu referuar masave të rrepta që janë marrë për të parandaluar përhapjen e virusit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0