Produkti i studentëve shqiptarë që lehtëson punën në laptop

Produkti i studentëve shqiptarë që lehtëson punën në laptop


 

Laptopët janë duke u bërë mjeti kryesor i punës duke lënë prapa kompjuterët.

Shumë njerëz shpenzojnë orë të tëra gjatë ditës duke punuar në zyrë ose shtëpi në laptopët e tyre.

Edhe pse si pajisje më e lehtë për tu bartur dhe e lehtë për t’u përdorur, laptopët nuk janë të dizajnuar ergonomikisht për përdorim.

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur duke punuar në laptopë ka shumë efekte negative për trupin duke shkaktuar dëmtime, lodhje dhe tendosje gjatë punës.

Shumë pak njerëz kujdesen për ndikimin negativ që ka kjo në trupat e tyre.

Një grup të rinjsh kosovarë kanë treguar talentin e tyre duke krijuar një produkt të ri, mbajtëse për laptop-in.

Kjo mbajtëse është punuar nga druri mediapan dhe është ndërtuar në dimensione që lartësia e laptopit t’i përshtatet trupit të njeriut.

Produkti i krijuar përveç se mban laptopin, ndihmon trupin tuaj në shumë aspekte.

Kjo pajisje zvogëlon tendosjen, lodhjen dhe dëmtimet gjatë punës.

Studentët të cilët kanë krijuar këtë pajisje fillimisht kanë filluar me prodhimin e një sasie të vogël, por besojnë që në të ardhmen e afërt njerëzit të ndërgjegjësohen për rëndësinë e saj dhe kjo sasi e prodhimit të rritet.

Një pajisje e tillë ndihmon edhe në produktivitetin e punës tuaj, prandaj nëse jeni përdorues i laptopit ky produkt nuk duhet të ju mungojë.

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0