Prodhimi vendas nuk mjafton. KESH vijon të blejë energji në tregjet ndërkombëtare - Business Magazine Albania

Prodhimi vendas nuk mjafton. KESH vijon të blejë energji në tregjet ndërkombëtare

Korporata Elektro-energjitke Shqiptare bleu 2.6 mln euro energji elektrike për fundjavën. Sipas të dhënave të KESH në  bazë të procedurës rezulton se energjia është blerë me një çmim mesatar prej 272.78 euro.

Pavarësisht se është zhvilluar një procedurë për të siguruar  energji për të gjithë muajin tetor duket se ajo nuk ka mjaftuar  për të plotësuar nevojën për konsum.

Prodhimi vendas nuk ka mjaftuar për të plotësuar furnizmin me energji të vendit. Në një kohë që edhe rezerva ujore në kaskadën e Drinit mbetet shumë e ulët pavarësisht reshjeve të shiut .Të dhënat e para disa ditëve të KESH  tregojnë se në basenin e lumit Drin kanë rënë reshje shiu me intensitet të ulët, mesatarisht rreth 18 mm dhe nuk kanë pasur ndikim në prurje të cilat janë me tendencë në ulje. Përkatësisht në Fierzë prurjet janë 65 m3/s ,në Koman 60 m3/s  dhe në Vaun e Dejës 10 m3/s.

Lexo edhe: Ministrja Balluku: Nuk do të ketë kufizime energjie gjatë dimrit

Qeveria shtyu me një muaj futjen në fuqi  të fashës për muajin tetor me argumentin se pati një përmirësim të rezervave ujore në kaskadë si dhe u ul konsumi. ERE në vendimin e fundit miratoi shtyrjen e aplikimit të fashës duke e lënë atë në fuqi për periudhën 1 nëntor deri në 31 dhjetor.

Treguesit e deritanishëm të kaskadës duket se do të detyrojnë qeverinë që të nisë zbatimin  e vendosjes së fashës në bazë të cilës energjia do të shtrenjohet me gati 4-fish.

Në bursa prej disa javësh çmimi i energjisë elektrike ka qëndruar  i stabilizuar dhe është shitur me 200-300 euro. Por sipas ekspertëve në muajt në vijim kur ulja e temperaturave do të jetë më e theksuar dhe kërkesa për energji më e madhe energjia do të shtrenjtohet përsëri.

Ndërkohë që sipas parashikimeve meteorologjike javën e ardhshme nuk parashikohen reshje në vend, çka do të përkeqësojë edhe më tepër rezervat ujore në liqenin e Fierzës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0