Baza ligjore:
– Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998, Kodi Rrugor (i ndryshuar)
– VKM nr. 153, datë 04.07.2000, Rregullore në zbatim të Kodit (i ndryshuar)
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ju nevojiten për të marrë shërbimin online:
– Dokument i identifikimit të përdoruesit; kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).
Dokumente që duhet të dorëzoni në sportelet e drejtorive rajonale:
– Leja e qarkullimit kombëtare
– Dokument identifikimi
Hapat e procedurës
Për të marrë shërbimin:
– Regjistrohuni si qytetar ose si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Aplikimi dhe publikimi i të dhënave të lejes së qarkullimit ndërkombëtare”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Aplikoni për leje qarkullimi ndërkombëtare
– Kryeni pagesën e aplikimit, duke ndjekur hapat për të kryer pagesën online
– Paraqituni pranë sporteleve të drejtorive rajonale për dorëzimin e dokumenteve përkatëse dhe për tërheqjen e lejes.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit: Menjëherë pas paraqitjes në sportelin e DPSHTRR-së.
Periudha e vlefshmërisë: 1 vit nga momenti i marrjes së lejes
Kostot: 500 lekë
Orari: Nga e hëna në të premte 08.00 – 16.00
Kontakti: Adresat e Drejtorive Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, dokumenti bashkëngjitur
https://srvd.e-albania.al/sherbimetxml/dokumentasherbimi/5019-Adresat_DPSHTRR.pdf