Probleme me frenat, Toyota tërheq nga tregu 340 mijë makina - Business Magazine Albania

Probleme me frenat, Toyota tërheq nga tregu 340 mijë makina


Toyota Motor Corporation tërheq 340 mijë modele Prius hybrid në të gjithë botën. Nga kompania të mërkurën u bë e ditur se, për shkak të problemeve me frenat do të tërheqin 212 mijë automjete në Japoni, 94 mijë nga Amerika e Veriut, 17.000 nga Evropa dhe pjesa tjetër nga Australia dhe rajonet e tjera.

Toyota pranon se ka pranuar raportime për aksidente, lëndime dhe raste të vdekjes të shkaktuar nga defekti në frenat e dorës. Por, prodhuesi japonez nuk ka dashur të japë detaje të tjera sepse siç thanë ende janë duke studiuar raportet.

Toyota thotë se kabllo i frenës së dorës mund të shkëputet papritur, i cili pengon frenat në mënyrën adekuate që të mund të ndalojnë mjetin. Nëse ndodh që shoferi të lërë makinën jashtë marshit mund të ndodhë që makina të lëvizë dhe të shkaktojë aksident.

Modelet e Prius me këto probleme janë prodhuar nga gushti 2015 deri në tetor 2016.

Burimi: lajmifundit.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0