BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian do t’i japë fund përdorimit dhe afateve kohore për pagesat (roaming) që operatorët celularë zbatojnë ndaj abonentëve të tyre, raporton ‘Anadolu Agency (AA)’.
Me këtë rregullore operatorët do ti japin fund pagesave roaming duke mos vendosur ndonjë kufi kohor apo të përdorimit për përdoruesit e celularëve, të cilët udhëtojnë në vendet e BE-së. Kështu një përdorues që është abonent nga cilido shtet brenda BE-së gjatë udhëtimeve të tij në vendet e tjera të BE-së do të mund të përdorë celularin e tij me paketat e mesazheve, të dhënave dhe të bisedave të tarifuara nga operatori i tij pa asnjë kufizim kohor.
burimi: fax.al