Prezantohet anija e parë e lundrimit 5G në botë - Business Magazine Albania

Prezantohet anija e parë e lundrimit 5G në botë

anija

Kina ka prezantuar anijen e parë të madhe të lundrimit 5G në botë.

Anija e parë e lundrimit e ndërtuar në vend, “Adora Magic City”, e njohur gjithashtu si “Mo Du”, u lëshua në ujërat në Shangai. Sipas të përditshmes kineze “People’s Daily”, anija e lundrimit është anija e parë 5G në botë. Me 2.125 dhoma në anijen 24-katëshe, anija mund të strehojë rreth 5.246 pasagjerë me kapacitet të plotë.

Punimet rreth anijes filluan në vitin 2019, e cila u ndërtua nga Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co. nën Korporatën Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës.

“Anija e madhe e lundrimit është produkti i vetëm elektronik më kompleks në botë i përbërë nga mbi 25 milionë pjesë individuale, pesë herë më shumë se numri i pjesëve individuale të përdorura në avionin e parë vendas të Kinës, C919 dhe 13 herë më shumë se ai i trenit të shpejtë ‘Fuxing’”, raportoi e përditshmja kineze “Global Times”.

Anija do t’u nënshtrohet dy testeve detare në korrik dhe gusht përpara se të fillojë përdorimi zyrtar në operacionet komerciale vitin e ardhshëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0