Presidentja Jahjaga në fund të mandatit interesohet për zhvillim ekonomik

Presidentja Jahjaga në fund të mandatit interesohet për zhvillim ekonomik


Presidentja Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Odës Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK), fillon dje vizitat në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë.

Gjatë ditës së djeshme, Presidentja Jahjaga vizitoi komunën e Klinës, të Istogut, të Pejës, të Deçanit dhe atë të Junikut.

Në një deklaratë bërë për media, para fillimit të vizitave, Presidentja Jahjaga tha se e ka marrë këtë iniciativë me asociacionet e bizneseve, për të nxitur një dialog të nevojshëm dhe të munguar për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe investimet e huaja. “Është tashmë e qartë që zhvillimi ynë ekonomik varet nga krijimi i një klime të favorshme investimi, pa pengesa administrative, me sundim të fortë të ligjit dhe konkurrencë të barabartë. Vizita ime së bashku me Odat ekonomike ka për qëllim adresimin e drejtpërdrejtë të këtyre pengesave për të ndihmuar bizneset që të depërtojnë në Kosovë, në përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të ngritur kualitetin e jetës në Kosovë”, tha ajo.

Jahjaga ka theksuar se gjatë tërë mandatit të saj e ka adresuar zhvillimin ekonomik në mënyra të ndryshme, prej komunikimeve të drejtpërdrejta me investitorë të huaj e deri te inicimi i partneriteteve strategjike. “Duhet t’i adresojmë me urgjencë edhe problemet në nivelin komunal sepse pa i tejkaluar këto sfida është e vështirë të sjellim investitorë në Kosovë. Unë jam e përkushtuar të kontribuoj deri në ditën e fundit të mandatit tim për të krijuar një ambient të favorshëm për investime”, tha Presidentja Atifete Jahjaga e cila përfundon mandatin në prit të këtij viti.

E, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se është shumë mirë të fillohet viti i ri me prioritete për zhvillim ekonomik. “Është një aktivitet që e promovon një impakt të mirëfilltë publiku privat, është një motivim për sektorin privat dhe është një dëshmi se në Kosovë prioritet i prioriteteve duhet të jetë zhvillimi ekonomik, dhe në qoftë se ky prioritet ka mbështetjen nga e para e Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga, atëherë vërtet për ne si përfaqësues të biznesit është një lehtësi, motivim dhe një dëshmi që Kosova ka ardhmëri dhe zhvillimi ekonomik duhet të jetë prioritet. Faleminderit për përkushtim dhe për mbështetje zonja Presidente”, tha Gërxhaliu.

Ndërkaq, Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), tha se odat e bizneseve kanë përgatitur një dokumentë me çështje me të cilat bizneset përballen nëpër komuna të ndryshme.
“Janë disa probleme të cilat i kemi identifikuar dhe që presim që t’i komunikojmë bashkërisht. Plani është që gjithashtu brenda një periudhe të shkurtër të bëjmë sërish vizita, por herën tjetër të bëjmë nëpër kompani, që të shohim nëse ka pasur lëvizje nga ana e kryetarëve të komunave në drejtim të adresimit të këtyre çështjeve që i kemi identifikuar”, theksoi Zeka.

Kurse Albert Matoshi, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermane, tha se iniciativa e presidentes ëhstë shumë e mirë e cila ka gjetur përkrahjen edhe të Odës Gjermane.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0