Shtetet anëtare të Bashkimit Europian planifikojnë të fillojnë vaksinimet kundër Covid-19 nga 27 dhjetor, konfirmoi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Është momenti i Evropës. Ne i mbrojmë qytetarët tanë së bashku. Ne jemi më të fortë së bashku”, shkruante ajo në një postim në Twitter.
Pas miratimit të vaksinës nga autoriteti rregullator Evropian, Komisioni Europian pritet të japë miratimin përfundimtar brenda tre ditësh, pasi të jetë konsultuar me 27 qeveritë Evropiane. Vendet evropiane do të jenë në gjendje të fillojnë vaksinimet menjëherë pas miratimit zyrtar të Komisionit Europian.
It's Europe's moment.
On 27, 28 and 29 December vaccination will start across the EU.
We protect our citizens together. We are #StrongerTogether#EUvaccinationdays pic.twitter.com/6VxDumysBL
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 17, 2020
Operacioni europian i transportit do të jetë gjigand dhe kompleks. Vaksinat do të mbërrijnë në të njëjtën ditë në secilin vend anëtar me fluturime speciale dhe më pas do të dorëzohen në qendrat e vaksinimit.
Mediat gjermane gjithashtu janë përqendruar gjithnjë e më shumë në faktin se vaksina është zhvilluar nga një kompani gjermane, por që disa vende të tjera tashmë po vaksinonin qytetarët e tyre, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA.