Presidenti i Ukrainës Zelensky ka disa këshilla për njerëzit e pavendosur - Business Magazine Albania

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka disa këshilla për njerëzit e pavendosur

Presidenti i Ukrainës Zelensky ka disa këshilla për njerëzit e pavendosur

Nëse shkoni në zyrat e institucioneve qeveritare, herë pas here do të shihni në mur foto të shtetarëve. Ndonjëherë të presidentit. Apo të guvernatorit. E ndonjëherë, edhe të ndonjë politikani vendas. Në mënyrë të qartë, foto ka për qëllim të frymëzojë, ose të nxisë. Për të shërbyer si kujtesë e autoritetit dhe udhëheqjes. Por, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mënyrën e vet, portreti i tij nuk do të shfaqet kurrë në murin e asnjë zyre.

Arsyetimi i tij është i thjeshtë. Merrni vendime, duke menduar njerëzit që keni më shumë për zemër, dhe ato vendime, me shumë gjasa, do të jenë të mira. Veproni në mënyra që do t’i bëni krenarë. Reagoni në mënyra që ata do t’i miratonin.

Ka më shumë të ngjarë që ju të jeni, në fjalë dhe veprime, njeriu që dëshironi të jeni. Sepse atëherë vendimet tuaja do të ngriheshin mbi egoizmin apo asaj që ju leverdis. Ashtu si atëherë kur qeveria amerikane u tregua e gatshme që të evakuonte Zelensky-n nga Kievi.
“Lufta është këtu – u përgjigj Zelensky. – Kam nevojë për armë, jo për një udhëtim”. Ashtu si në rastin kur Kremlini u përpoq të justifikohej në vigjilje të pushtimit të tij.

Në vend që të fliste si një politikan, Zelensky iu përgjigj si një njeri i thjeshtë: “Ju është thënë se do të bombardoj rajonin e Donbass-in – tha ai. Të bombardoj çfarë? Stadiumin ku unë dhe miqtë e mi bëmë tifo për ekipin tonë në Euro 2012? Apo barin ku pimë kur ata humbën? Luhansk, aty ku jeton mamaja e mikut tim më të mirë?” Kuptohet, nuk ka gjasa që ju të keni në mur foton e një politikani ose foto të personaliteteve sipërmarrëse si Cuban, Buffett, Branson apo Bezos. Por mund të keni foto apo imazhe që ju frymëzojnë. Foton e një vendi ku shpresoni të shkoni një ditë. Makinën që shpresoni të blini një ditë. Imazhe të rezultateve që synojnë t’ju motivojnë dhe frymëzojnë.

Gjë që, nëse funksionon për ju, është e mrekullueshme. Merrni në konsideratë të vini, ose të zhvendosni, një foto të një apo më shumë njerëzve që keni për zemër në një vend para syve. Në tryezën e punës. Pranë monitorit. Në murin pikërisht përballë jush. Përdoreni atë foto për të marrë vendime. Pyeteni veten nëse ai njeri apo ata njerëz do të ishin krenarë për ato që thoni. Nëse do të ishin krenarë për atë çfarë bëni. Nëse do të ishin krenarë për llojin e njeriut që veprimet tuaja tregojnë se jeni. Përdoreni atë foto për t’u kujtuar jo për çfarë doni të keni, por njeriun që dëshironi të jeni. Bëjeni, dhe thuajse gjithnjë do të merrni vendimin e duhur. Sepse ju do ta bëni atë për arsyet e duhura.

 

https://www.inc.com/jeff-haden/in-just-2-sentences-ukraine-president-zelensky-revealed-perfect-way-to-make-any-important-decision.html

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0