Preket edhe ekonomia e Silicon Valley. Uber, Lift dhe Airbnb shkurtojnë mijëra vende pune

Preket edhe ekonomia e Silicon Valley. Uber, Lift dhe Airbnb shkurtojnë mijëra vende pune


Dëmtimi ekonomik për shkak të Covid 19, ka mbërritur edhe në Silicon Valley, ku pjesa më e madhe e kompanive të tenologjisë kanë bërë të ditur shkurtime nga puna.

Këtë javë, Uber u bë kompania e fundit që njoftoi shkurtime, duke zbuluar se do të pushojë 3.700 punëtorë – afërsisht 14% të fuqisë së saj globale të punës.

Uber tha se Covid-19 kishte ndikuar në tërë biznesin e saj, përfshirë performancën financiare, investimet në produkte të reja, aftësinë për të tërhequr drejtues dhe strategjinë e korporatës.

Njoftimi i Uber erdhi pasi disa kompani të tjera të teknologjisë thanë se po bënin shkurtime në mes të krizës.

  • Rivali më i madh i Uber, Lyft, njoftoi javën e kaluar se do të pushojë 982 anëtarë të stafit të tij e do të punojë me 288 të tjerë.
  • Airbnb njoftoi këtë javë se do të pushojë 1,900 njerëz – afërsisht 25% e stafit të saj.
  • Yelp njoftoi muajin e kaluar se do të pushonte 1.000 të punësuar dhe më shumë se 1.100 të tjerë do t’i largonte përkohësisht.
  • WeWork njoftoi në mars se do të pushojë 250 punonjës dhe pritet të ndërpresë më shumë punë deri në fund të majit.
  • Kompanitë e mëdha të teknologjisë nuk janë të vetmet të prekura. Rreth 375 startupe kanë pushuar nga puna më shumë se 42 mijë punonjës që nga 11 Marsi.

Po jo të gjitha firmat e teknologjisë janë duke vuajtur në të njëjtën mënyrë. Në tre muajt e parë të 2020, Amazon bëri më shumë se 33 milionë dollarë në orë.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0