Praktikat e reja të teknologjisë dixhitale sipas Huawei - Business Magazine Albania

Praktikat e reja të teknologjisë dixhitale sipas Huawei

teknologjisë dixhitale

“Lundro në dixhitalizim” është tema e HUAWEI CONNECT 2021, eventit më të rëndësishëm të vitit.

HUAWEI CONNECT 2021, një ndër eventet botërore më të rëndësishme, jo vetëm për Huawei, për të gjithë industrinë globale të TIK-ut, vazhdon aktivitetin e tij prej 5 ditësh. Tema kryesore e këtij viti është “Lundro në Dixhitalizim” dhe ka si qëllim integrimin e teknologjisë dixhitale në mbarëvajtjen e biznesit dhe nxitjen e një ekosistemi të hapur të industrisë.

HUAWEI CONNECT 2021 nisi me datë 23 shtator dhe do të vazhdojë deri më 31 tetor. Eventi është i organizuar të ketë katër salla kryesore, pesë samite dhe 66 sesione, me më shumë se 200 folës, duke përfshirë vizionarë të industrisë, drejtues biznesi, ekspertë të lartë të teknologjisë dhe partnerë të ekosistemit. Gjatë këtyre ditëve janë shfaqur gjithashtu edhe ekspozita online, vizita virtuale në sallat e ekspozitave dhe diskutime të hapura në panel, duke mundësuar ndërveprimin në internet.

Lexoni: Huawei publikon performancën e biznesit për gjysmën e parë të vitit

Fjalën hapëse të aktivitetit e mbajti, drejtori i Huawei, Eric Xu me temën “Novacione pa ndërprerje për një dixhitalizim më të shpejtë”. Xu në fjalimin e tij shpjegoi për publikun virtual arritjet e kompanisë në fushën e teknologjisë dhe të rrjetit, si dhe bëri të ditur nismat kryesore në të cilat fokusohet Huawei. Të gjitha këto risi kanë si qëllim zhvillimin e një shoqërie me karbon të ulët.

Tre nismat kryesore në të cilat fokusohet në mënyrë të veçantë Huawei janë:

  1. Investimi dhe novacionet në teknologjinë e kursimit të energjisë për të ofruar një industri me karbon të ulët.
  2. Investimi në novacione ku elektronika dhe teknologjia promovojnë energjinë e pastër dhe dixhitalizimin e energjisë tradicionale.
  3. Sigurimi i teknologjisë dixhitale për të ndihmuar të gjithë sektorët drejt dixhitalizimit dhe reduktimit të karbonit.

Xu e përfundoi fjalimin e tij duke theksuar faktin se Huawei do të sjellë sa më shumë risi, për një të ardhme më të mirë.

Duke qenë se tema e aktivitetit për këtë vit është “Lundrimi në Dixhitalizim”, kompania do të prezantojë zbatimin praktik të teknologjive si cloud, AI dhe 5G në të gjitha industritë, dhe sesi ato mund t’i bëjnë organizatat e të gjitha formave dhe madhësive më efikase, më të gjithanshme dhe përfundimisht më elastike.

Tashmë prej dy vitesh, disa gazetarë shqiptarë dhe persona të rëndësishëm të fushës se teknologjisë dhe novacionit kanë treguar interes për të ndjekur këtë aktivitet online duke u përditësuar me zhvillimet e fundit të teknologjisë elitare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0