Post Startup Grind me Julien Coustaury: “Jepni më të mirën, bëni maksimumin” - Business Magazine Albania

Post Startup Grind me Julien Coustaury: “Jepni më të mirën, bëni maksimumin”


Eventi i fundit i Startup Grind u bë më 15 Shtator dhe i ftuar ishte Julien Coustaury (Fli Rouge Capital). Në këtë event morën pjesë rreth 75 pjesëmarrës dhe mbi 15 startup-e dhe themelues me qëllimin për të gjetur fonde nga Julien.

Julien Coustaury është një sipërmarrës i suksesshëm, një investitor fantastik, një themelues dhe CEO. Ai është pjesë e menaxhimit të “Fil Rouge Capital” dhe ka mbi 20 vite eksperiencë në prodhim dhe shërbime, në më të shumtën e tyre në nivelin CEO. Ka punuar në më shumë se 80 vende në të 5-të kontinentet.

Ne si staf i Business Magazine Albania ishim pjesë e këtij eventi, ashtu siç do të jemi edhe në të gjitha eventet e tjera të organizuara nga Startup Grind, jo vetëm si partner mediatik por edhe për të mësuar më shumë mbi botën e sipërmarrjes. Është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për sipërmarrësit apo startup-et por për të gjithë të rinjtë të cilët aspirojnë të futen në botën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Gjatë eventit u diskutuan gjerë e gjatë për shumë gjëra por më kryesoret ishin në lidhje me eksosistemin e startup-eve, themelimi apo dështimi i tyre, si mund të financohen, si duhet të sillen me investitorin, çfarë fryme duhet të ketë skuarda dhe së fundmi një këshillë për të gjithë të pranishmit.

Më poshtë kemi renditur disa nga thëniet në formë këshillash të Julien gjatë diskutimit:

Ekosistemi i startup-eve: “Cikli i krijimit, themelimit dhe largimit është përshpejtuar nga Sillicon Valley. Kjo ështe pjesa që mungon dhe që është mjaft e vështirë për t’u kopjuar nga startup-e të tjera në të gjithë botën.”

Skuadrat dhe bashkëthemeluesit: “Konsiderojeni partnerin e biznesit tuaj si gruan apo burrin tuaj. Nuk keni zgjidhje tjetër. Nëse doni të keni sukses, ju duhet të jeni totalisht të fokusuar dhe pjesë e të qënit totalisht i fokusuar është të jetoni së bashku. Sigurohuni që të zgjidhni partnerin e duhur në biznes, në kohët e mira por më e rëndësisshmja në kohët e këqija. Gjëja më e rëndësisshme që unë shoh si një investitor është skuadra, sa e bashkuar është ajo dhe sa mirë do të shkojnë me njëri-tjetrin në momente vështirësie, që do të ndodhë me siguri.”

Financimi: “Starup-et duhet të kërkojnë për fonde kur ato kanë nevojë. Sa më vonë aq më mirë. Sa më shumë që prisni, aq më shumë tërheqje do të keni dhe aq më shumë do të rritet vlera e kompanisë tuaj. Investitorët duhet të bëhen partnerët e tu. Ata nuk do të drejtojnë kompaninë tuaj, por do të jenë një pikë referimi kurdo që keni nevojë për ta, jo vetëm për para.”

Dështimi: “Për njerëzit në moshë të re, provojeni eksperiencën e sipërmarrjes. Nëse funksionon, shumë mirë, dhe nëse jo, është një eksperiencë mbi të cilën mund të mbështeteni në të ardhmen. Është një eksperiencë shumë e vlefshme dhe e dobishme. Por nëse vendosni që të bëheni sipërmarrës gjatë rrugës, hidhuni në veprim, pa një punë të sigurt, pa një plan B, përndryshe nuk ka kuptim.”

Këshilla e fundit: “ Jepni më të mirën ose shkoni në shtëpi, bëni maksimumin tuaj dhe shikoni se çfarë do të ndodhë. Jetoni ëndrrat që keni, nuk do t’ju lëndojë.”

Nëse dëshironi mund të shikoni fotot e eventit dhe videon e plotë.

12 Tetor organizohet eventi i rradhës i Startup Grind me të ftuar fituesin e çmimit Nobel Prof. Dan Shechtman nga Technion. Jeni të mirëpritur t’i bashkoheni eventit me të madh të Startup-eve dhe të përfitoni një eksperiencë të vlefshme që do t’a mbani mend gjatë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0