Porsche Albania mbledh më 22 – 23 tetor “Innovation Hub”, një forum për risi teknologjike! - Business Magazine Albania

Porsche Albania mbledh më 22 – 23 tetor “Innovation Hub”, një forum për risi teknologjike!

Porsche Albania

Porsche Albania përfaqësuesja e markave Volkswagen, Skoda, Seat dhe Audi në Shqipëri  prej vitesh udhëheq në segmetin e risive dhe zgjidhjeve teknologjike në industrinë automotive. Shtuar produkteve të tyre të gjeneratës së fundit, ata janë gjithashtu koncesionari i parë që kanë prezantuar audiencën me aplikacionin  “Makina Ime”, një lehtësi teknologjike për mijëra shoferë dhe automjetet e tyre.

Këtë tetor, nga data 22 deri 23 tetor, Porsche Albania organizon, për herë të parë për industrinë automotive shqiptare, forumin “Innovation Hub”. Në këtë forum priten të marrin pjesë entuziastë të teknologjisë, ekspertë, sipërmarrës të rinj dhe shumë të tjerë të interesuar mbi zgjidhjet inovative dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Lexo: Tre pyetje që testojnë aftësitë tuaja menaxheriale!

Me këtë iniciativë, Porsche Albania ofron platformën e saj të shërbimeve dhe produkteve “Makina Ime”, si një vatër të lirë për të gjeneruar ide të reja dhe mundësi zhvillimi karriere për të interesuarit.

Aktiviteti pritet të zgjasë 2 ditë dhe frutet e tyre mund të jenë risitë më të reja të të gjithë tregut automotiv në vend!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0