Po kërkoni punonjësin ideal? Ja cilësitë që e dallojnë nga të tjerët

Po kërkoni punonjësin ideal? Ja cilësitë që e dallojnë nga të tjerët


Nëse jeni në kërkim të një stafi cilësor për kompaninë tuaj, ajo që duhet të bëni është të rekrutoni persona që mund të sigurojnë rritjen e kompanisë tuaj. Çdo njeri ka një aftësi të veçantë dhe ashtu siç ka një aftësi të veçantë, ai ka edhe një personalitet të veçantë. Pavarësisht nga industria ku punojnë, paga, mosha apo gjinia, të gjithë “punonjësit idealë” ndajnë disa tipare të përbashkëta.

Në këtë artikull do të gjeni 15 tipare të punonjësi idealë.

Ai duhet të jetë:

  • I orientuar drejt veprimit – Punësoni punonjësit që ndërmarrin veprime dhe kapin shanset. Mundësitë çojnë drejt suksesit dhe gjenerojnë ide të reja.
  • Inteligjent – Inteligjenca nuk është e vetmja gjë, por është një bazë e fortë për sukses. Pavarësisht nëse jeni freeleancer apo punoni full time, nëse jeni inteligjent dini si të memaxhoni situata edhe nga distanca.
  • Ambicioz – Punonjësit mund të ndihmojnë kompaninë tuaj vetëm nëse duan të ndihmojnë veten të kenë një karrierë më të mirë. Ambicia është ajo që e bën një kompani inovative, është ajo që mundëson ide krijuese dhe ajo që gjeneron kënaqësi dhe komunikim midis punonjësve.
  • Autonom – Punësoni një punonjës i cili mund ta bëjë punën saktë pa humbur shumë kohë. Si pronar i kompanisë, ju keni detyrë të kujdeseni edhe kur i delegoni punët tek të tjerët.
  • Të përshatet me kulturën – A do të kënaqeni duke punuar me këtë individ çdo ditë? Po punonjësit tuaj do të kënaqen duke punuar me këtë individ? Kur rekrutoni, personaliteti mund të nënkuptojë ndryshimin midis një punonjësi, i cili nuk qëndron gjatë dhe nuk arrin të prodhojë kundrejt një punonjësi që do të rrisë ndjeshëm avantazhin tuaj konkurrues.

Lexo: Punonjësit kanë frikë t’ju tregojnë të vërtetën?! Ja se si t’i inkurajoni ata

  • Të përmirësojë – Punonjësit që nisin punën me energji janë shumë produktivë. Punonjësit optimistë krijojnë një mjedis pune që është unik, krijojnë ide të reja dhe po aq e rëndësishme është fakti që ata përfshijnë edhe të tjerët.
  • Vetëbesimi – Vetëbesimi prodhon rezultate dhe inkurajon punonjësit të marrin përsipër sfidat, të cilat punonjësit e ndrojtur nuk i marrin përsipër. Kompanitë më të mira janë shumë të sigurta në aftësitë e tyre për të siguruar një produkt apo shërbim superior dhe ky besim krijon një kulturë të përmirësimit dhe besimit të klientit.
  • Suksesi – Një nga mënyrat më efektive për të parashikuar suksesin e ardhshëm nga një kandidat, është suksesi i tyre i kaluar në firma të tjera. A kanë qëndruar në kompani për një periudhë të gjatë? A i kanë përmbushur qëllimet e ndërmarrjes? Çfarë arritjesh kanë realizuar këta individë?
  • Sinqeriteti – Një punonjës mund të ketë të gjithë talentin në botë, por pa integritet dhe origjinalitet, asgjë e madhe nuk do të arrihet. Ju dëshironi punonjës të ndershëm në organizatën tuaj, përndryshe kompania juaj do të humbasë klientët dhe, në fund të fundit nuk do të mbijetojë.
  • Detajist – Vëmendja ndaj detajeve është thelbësore ose gabimet do të bëhen brenda kompanisë suaj. Punonjësit e orientuar nga detaji krenohen me punën e tyre. Për ata, detajet janë thelbësore.
  • Modestë – Punonjësit më të kërkuar e përçojnë vlerën e tyre jo përmes fjalëve të tyre, por përmes punës së tyre. Ata janë të përulur, nuk kanë nevojë të mburrin veten përpara të tjerëve dhe në mënyrë të qetë i tejkalojnë ata që veprojnë.
  • Punojnë shumë – Asgjë e madhe nuk arrihet me lehtësi. Asgjë e madhe nuk arrihet përmes orarit 9 me 5. Përkundrazi, themeli i një organizate të efektshme qëndron në aftësinë e tij për të rekrutuar punonjës të orjentuar, me punë të vështirë që ekzekutojnë.
  • Punojnë me pasion- Punonjësit që janë të apasionuar pas punës së tyre, janë të përkushtuar dhe luftojnë fort për të arritur qëllimet që i vendosin vetes.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0