Po kërkojmë një praktikant për rrjetet sociale

Po kërkojmë një praktikant për rrjetet sociale


Business Mag Kosovo ofron punë praktike për një menaxher të rrjeteve sociale.

Menaxheri i rrjeteve sociale do të jetë përgjegjës për:

  • Krijimin e fushatave në rrjetet sociale,
  • Postimin e artikujve në Facebook,
  • Krijimin e raporteve të hollësishme për të përmirësuar strategjinë e marketingut dhe fushatave,
  • Përcjelljen e aktiviteteve të Businessmag-ut dhe azhornimin me postimet në rrjetet tona sociale,
  • Rritjen e prezencës dhe aktivitetit në rrjetet tona sociale,
  • Postimin e përmbajtjes interaktive në të shkruar dhe grafike,
  • Gjetjen e përmbajtjes së duhur për audiencën tonë,
  • T’u përgjigjet pyetjeve dhe kërkesave të audiencës tonë.

Ftohen të aplikojnë të gjithë ata që mendojnë se janë të përshtatshëm për këtë pozitë.

Kualifikimet e preferuara:

  • Kandidati preferohet të ketë përvojë paraprake si menaxher i rrjeteve sociale (nuk është e obligueshme),
  • Njohuri në dizajn grafik dhe video-editim (e preferueshme),
  • Ta njohë mirë gjuhën angleze (në të folur e të shkruar)
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe në të shkruar si dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Aftësi në Mbledhjen dhe Analizimin e të dhënave
  • Të jetë kreativ dhe mendjehapur.

Nga bashkëpunimi me ne keni mundësinë për të punuar remote (nga shtëpia apo lokacioni juaj i preferuar) dhe të rriteni profesionalisht.

Afati i fundi për aplikim është 10 nëntor 2019.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një letër motivimi në e-mail adresën: eridon@businessmag.al. Për pyetje dhe paqartësi mund të na kontaktoni në faqen tonë në Facebook @businessmagkosovo.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0