Personi i 5-të më i pasur në botë bëhet dikush për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë më parë
Përditësuar së fundmi: 07/01/2018

Personi i 5-të më i pasur në botë bëhet dikush për të cilin nuk keni dëgjuar kurrë më parë

Share
nga Anerola Torollari
Jan 07, 2018
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Duket sikur kjo renditje rimon me monedhat dixhitale. Me Bitcoin, apo jo?

Teknikisht, ndoshta duhet thënë monedha virtuale, sepse bitcoin është vetëm një pjesë e kësaj kategorie.

Të Enjten ai ishte personi i 5-të më i pasur në botë. Që të jemi të qartë, kjo e vendos atë përkrah me emra si Mark Zuckerberg, vëllezërit Koch dhe bashkë-themeluesit e Google.

Emri i tij është Chris Larsen, bashkë-themelues i Ripple. Ai gjithashtu është mbajtësi më i madh në botë i kriptomonedhave Ripple.

Një muaj më parë, një kriptomonedhë Ripple kishte vlerën pak a shumë të 22 centëve. Të enjten ajo u rrit në 3.84 dollarë.

Me fjalë të tjera të enjten vlera e saj u bë 17.5 herë më shumë se sa ishte një muaj më parë. Ajo gjithashtu është rritur 49,500% më shumë se vitin e kaluar. Rritja e çmimit të Ripple do të thotë që nëse do të merrnim një kriptomonedhë të vetme Ripple dhe të imagjinojmë se ajo vlente një vit më parë :

$.

Tani do të ishte e vlefshme, pas një viti me rritje të shpejtë në:

$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ $$$$$$$$$$$$$$$.

Lexoni: Ja cilat janë monedhat virtuale me çmim të lirë që priten të rriten sa Bitcoin

Imagjinoni si do të vazhdonte kjo rritje deri vitin tjetër? Ndoshta asnjë nuk e di me siguri, por nëse vazhdon me këtë ritëm rritjeje, kjo do të dukej një paradë pothuajse e pafundme e shenjave të dollarit. Më shumë se 240,000 prej tyre, për të qenë të saktë.

Me këtë rritje, vlera neto e Larsen është rritur gjithashtu: në një kulm prej 59 miliardë dollarë të Enjten, mjaftueshëm për ta çuar atë më lart në renditje se shumë nga ikonat botërore.

Më vonë gjatë ditës vlera e Ripple ra dhe me atë rënie edhe pozicioni i Larsen ra në kryesimin virtual.

Por këto gjëra janë kaq të paqëndrueshme dhe në një trajektore të tillë, mund të imagjinojmë se brenda një jave ai mund t’ja kalojë gjigantëve si Warren Buffett, Bill Gates ose Jeff Bezos.

Ndoshta askush nuk është një ekspert për t’ju këshilluar të shkoni drejt monedhave dixhitale, por të merrni edhe pak risk përsipër nuk do të ishte keq, por mbase ju jeni akoma skeptikë për këto dhe preferoni që më mirë në rast rreziku të jeni nje spektator sesa një investitor.

burimi: INC



Evente