Personazhet më të lexuar në Businessmag në 2022 - Business Magazine Albania

Personazhet më të lexuar në Businessmag në 2022

Personazhet më të lexuar

Si kane vepruar, çfarë ambiciesh kanë dhe mbi ç’parime kanë ngritur suksesin e tyre. Të gjitha këto kanë tërhequr vëmendje tek sipërmarrës me përvojë apo edhe të rinj në biznes, të cilët janë sjellë në businessmag nga artikujt e shkruar për to. Ne kemi veçuar 5 nga artikujt më të lexuar dhe të shpërndarë edhe në mediat sociale, të cilët kanë tërhequr vëmendjen tuaj.

1-Micky Haxhiislami na tregon se gjatë vizitës të tij të parë në Tokio në vitin 1998, ai hasi në disa produkte që e zgjuan jashtëzakonisht kureshtjen e tij. Bëhet fjalë për fashat për ngrohje (heating patches) si dhe ato për ftohje (cooling patches). Këto produkte në atë kohë pothuajse ishin totalisht të panjohura në tregun global. Edhe pse fashat për ngrohje si dhe ato për ftohje ndodheshin në shitje në tregun japonez pikërisht për këto përfitime (ngrohje dhe ftohje të trupit), Micky menjëherë filloi të mendojë më thellë për përfitimet e tyre në aspektin mjekësorë-kujdesin shëndetësor dhe kështu nisi t’i studiojë ato, duke i thënë vetes, nëse në të ardhmen do ndërmerrte një sfidë, definitivisht do të ishin këto produkte. Dhe ashtu edhe ndodhi në vitin 2002, kur ishte ende në Londër.

Lexo: Micky Haxhiislami: Si po zhvilloj biznes në diasporë

2-Bardhyl Bytyqi është një sipërmarrës shqiptar i Kosovës i spikatur për projektin e tij Azëedo, pjesë e kompanisë së tij “Wedoflow”, i cili ka përqafuar qasjen “no-coding”. I lindur dhe i rritur në Prizren të Kosovës, Bardhyli tregon se familja ka mbjellë vazhdimisht te ai dëshirën për sipërmarrje. Që prej vitit 2008 kompania e tij operon në Kosovë me qëllim krijimin e një modeli cilësor dhe të suksesshëm pikërisht në vendlindjen e tij.

Lexo: WhatsApp do të ndalojë së punuari në disa telefona që nga 31 dhjetori

3-Në shkrim, Forbes nënvizon se ka shqyrtuar mbi 12 mijë kandidatë të mundshëm, duke i vlerësuar për faktorë si investimi, të ardhurat, ndikimi social, inovacioni dhe potenciali që kompanitë e tyre ofrojnë. Ai është cilësuar si “bashkëthemeluesi më i ri i Ava Labs, i cili ka luajtur një rol kyç në krijimin e Avalanche, një blockchain me shpejtësi të lartë që numëron mbi tre milionë përdorues dhe në krijimin e AVAX, një kriptovalutë me një vlerë tregu prej 4 miliardë dollarë.”

Historinë e tij e ka ndarë ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber që tregon se si e ka njohur të riun nga Shkodra.

Lexo: I i riu nga Shkodra futet në listën e “Forbes” si njerëzit më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç

Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Diasporës tregon se gjatë pandemisë, si pasojë edhe e masave të marra për të parandaluar dhe për të kuruar Covid-19, tregu pati kërkesa të veçanta për produkte specifike shtesë, të cilat nuk ishin pjesë e shportës se konsumit të përditshëm. Kjo bëri të mundur zhvillimin e sipërmarrjeve të reja, të lidhura me nevojat shtesë për menaxhimin e pandemisë si edhe zhvilloi gjithashtu ekonominë digjitale për biznesin e vogël dhe të mesëm, si dhe nxiti sipërmarrje të reja start-up inovative. Kriza, më shumë se ekonomiko-financiare ishte psikologjike. Barrierat e lëvizjes së lirë ndikuan në rritjen e çmimit të logjistikës, e cila u reflektua në rritje të çmimeve të importit. Sot jemi në kushtet e stabilizimit të çmimeve të shërbimit logjistik, duke qenë një rritje fiktive, e krijuar, jo plotësisht nga kërkesa dhe oferta. Pra, një rritje, më tepër abuzive.

Lexo: Alternativat e Shqipërisë përballë krizës botërore

Pamela Medha ka studiuar biznes dhe vitet e fundit ajo ka ngritur një sipërmarrje në një treg pak të njohur për ne shqiptarët. Vala është sipërmarrja e saj në Kuvajt, ku ka marrë ekskluzivitetin e disa produkteve kozmetike koreane. Pamela po studion tregun dhe po punon të sjellë të njëjtat marka dhe të njëjtin model biznesi edhe në Shqipëri. Ndiqni intervistën e zhvilluar për Businessmag.al.

Lexo: Shqiptarja që zhvillon biznes në Kuvajt dhe synon shumë shpejt edhe Shqipërinë

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0