Përdoruesit u ankuan se Facebook po çonte gabimisht kërkesat për miqësi, Meta thotë se gabimi është ndrequr - Business Magazine Albania

Përdoruesit u ankuan se Facebook po çonte gabimisht kërkesat për miqësi, Meta thotë se gabimi është ndrequr

Përdorues në Facebook kanë raportuar një defekt të paqartë brenda platformës së njohur të medieve sociale.

Përdoruesit pretendojnë se Facebook në mënyrë të pashpjegueshme po i dërgon në mënyrë automatike kërkesat për miqësi tek individët kur dikush viziton profilet e tyre.

Kjo çështje, e cila rrezikon potencialisht privatësinë dhe kontrollin e përdoruesve, ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngjallur diskutime midis përdoruesve të prekur.

Lexo:Dy nga kompanitë kryesore të fluturimeve në botë po bashkohen. A do të thotë kjo një super linjë të re ajrore?

Gabimi duket se ndodhte kur një përdorues vizitonte profilin e një person tjetër, duke çuar një kërkesë automatike për miqësi nga vizitori tek pronari i profilit.

Ky veprim i papritur ka ngritur shqetësime tek përdoruesit për shkeljet e mundshme të kufijve personal.

Kompania mëmë e Facebook Meta, ka thënë për The Daily Beast se gabimi lidhur me këtë ishte rregulluar.

“Ne rregulluam një defekt në lidhje me një përditësim të fundit të aplikacionit që bëri që disa kërkesa për miq të dërgohen gabimisht në Facebook”, tha një zëdhënës i Meta-s. “Ne e kemi ndaluar që kjo të ndodhë dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar”. yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0