Për një 2016-të më produktive

Për një 2016-të më produktive


Kur ju merr rutina e punës, është shumë e lehtë të përsërisni sjelljet e vjetra që nuk ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht.

Mënyra më e mirë për të përmirësuar sjelljet tuaja është të filloni diçka të re. N.q.s doni pak frymëzim, më poshtë mund të gjeni një listë se si të përmirësoni stilin tuaj të të punuarit në vitin 2016, nga sipërmarrës të Young Entrepreneur Council ( Këshilli i Sipërmarrësve të rinj).

1. Kujdesuni për rrjetet tuaja sociale.

“Si një themelues biznesi, është e vështirë të përqëndroheni tek media sociale për shkak të shumë detyrave të rëndësishme. Gjithsesi, unë përpiqem të kontrolloj profilin tim në Twitter dhe LinkedIn  çdo ditë, sepse të dyja këto rrjete mund të jenë shumë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit.”-Brittany Hodak, ZinePak.

2. Harto një plan ditor.

“ Për vitin e ri, unë do të dëshiroja të hartoja një plan ditor me 5 detyra kryesore të renditura sipas rëndësisë. Qëllimi është të mas se sa produktive ishte çdo ditë dhe besoj është një mënyrë e mirë për të më motivuar. Është mirë të reflektosh për atë që ke arritur dhe të identifikosh gjërat pozitive dhe negative.”- Phil Chen, Wrapify

3. Forconi lidhjet e vjetra.

“ Siç thoshte dikur AT&T, nuk ka zëvëndësues për lidhjet e vjetra. Unë kam krijuar shumë kontakte gjatë viteve, por në 2016, planifikoj të takoj çdo ditë një kontakt të vjetër për të forcuar rrethin tim. Kriteri që do përdor do të jetë takimi i individëve me biznes të ngjashëm, që nuk i kam takur prej disa kohësh dhe prej të cilëve nuk më duhet asgjë tani.”- Alexandra Levit, Inspirational at Work.

4. Lexoni çdo mëngjes.

“ Së fundmi unë kam filluar të lexoj libra biznesi 20 minuta çdo mëngjes. Jo vetëm që kam rritur njohuritë e mia për këtë fushë, por gjithashtu marr vendime më të mira për situata të ndryshme për biznesin. Ndërsa e kisha të vështirë të lexoja, dy libra biznesi në vit, tani me këtë hap mbaroj 2 libra në muaj.” – Brandon Dempsey, goBrandgo!

5. Ushtrohuni para se të shkoni në punë

“ Si një sipërmarrës,  shpeshherë programi im ditor është i paparashikueshëm, duke punuar me orë të gjata. Pasi kthehem nga puna e kam të pamundur të ushtroj fizikun tim. Së fundi kam filluar të ushtrohem në mëngjes para se shkoj në punë. Kjo gjë më ka ndihmuar të rris energjinë dhe përqëndrimin tim. Rritja e produktivitetit  dhe të mirat që sjell shëndetit kjo sjellje, më kanë shtyrë ta përvetësoj këtë rutinë mëngjesi vitin tjetër.”-Carlo Cisco, Select

6. Njihuni më mirë me kolegët e punës

“ Megjithëse komunikojmë çdo ditë me njëri-tjetrin, shpeshherë ne jemi shumë të zënë dhe nuk kemi kohë për biseda miqësore. Vitin e Ri që po vjen, unë planifikoj të kem më shumë kohë të takoj punonjësit e mi për t’i njohur më mirë nga afër. Delegimi i disa prej detyrave të mia tek të tjerë do të me krijojë më shumë hapësirë për t’u takuar me punonjësit.”- Luigi Wewege, Vivier Group.

7. “ Pastroni postën tuaj elektronike”

Në fund të çdo dite, unë mundohem të pastroj postën time elektronike. Në këtë mënyrë, unë e filloj ditën i përqëndruar me detyrat e ditës dhe jo me komunikimet e së djeshmes.”- Dusty Wunderlich, Bristlecone Holdings

/Inc.com/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0