Qeveria shqiptare pritet të ndajë edhe këtë vit shpërblimin e Vitit të Ri për pensionistë. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në konferencën “Ekonomia në Fokus”, tha se qeveria do të japë 34 milionë dollarë për pensionistët, për të cilin po përgatitet akti normativ.
Ai theksoi gjithashtu se në buxhetin e vitit të ardhshëm është parashikuar më shumë mbështetje financiare për shtresat në nevojë. “Buxheti i vitit të ardhshëm garanton një volum të konsiderueshëm mbështetje financiare për ata që janë në nevojë. Familjet me ndihmë ekonomike do marrin dyfishin deri në përfundim të kësaj lufte me armikun e padukshëm”, tha Rama.
Duke e quajtur sfiduese luftën me ndaj Covid ai theksoi se një nga sfidat është garantimi i vaksinimin falas të qytetarëve.
“Për çdo qytetar që do dëshirojë të vaksinohet, ajo do të jetë falas. Ndërkohë, do vazhdojmë të kthejmë në shtëpi njerëzit. Keni parë që po ndërtohen shkolla që nuk kanë asnjë gjë më pak se ato në Francë apo në vende të tjera. Edhe kopshtet janë të një niveli tjetër” tha ai.
Shpërbimet e pensionistëve nuk do të preken nga efektet financiare të krijuara nga pandemia, tha ai.