Pastrojnë shtëpinë dhe rrisin fëmijët, puna e papaguar e grave shqiptare - Business Magazine Albania

Pastrojnë shtëpinë dhe rrisin fëmijët, puna e papaguar e grave shqiptare

pune e papaguar

Punë të papaguar në Shqipëri bëjnë kryesisht gratë dhe më pak burrat. Bëhet fjalë për punën dhe angazhimin për kujdesin ndaj fëmijëve apo shtëpisë, në shërbime të tilla si pastrim, pazare, gatim etj. Një studim i UN Women dhe Unicef evidenton se pjesa e punës së papaguar në ditë zë 21.74 për qind të kohës për gratë dhe vetëm 3.47 për qind për burrat. Kjo do të thotë se gratë nuk paguhen për thuajse çerekun e punës së kryer, qoftë kjo në familje apo në vendin e punës.

Sipas studimit, gratë shqiptare kalojnë 21.74 për qind të ditës së tyre duke kryer punë të papaguar, si gatim, pastrim dhe kujdes për fëmijët dhe pjesëtarët e familjes. Gruaja mesatare shqiptare ka 1.62 fëmijë dhe lindjen e parë e kryen në moshën 27.5 vjeç. Si krahasim, burrat shqiptarë kalojnë vetëm 3.47% të ditës së tyre duke bërë punë, për të cilën nuk paguhen

Punë të papaguar në Shqipëri bëjnë kryesisht gratë dhe më pak burrat. Bëhet fjalë për punën dhe angazhimin për kujdesin ndaj fëmijëve apo shtëpisë, në shërbime të tilla si pastrim, pazare, gatim etj. Një studim i UN Women dhe Unicef evidenton se pjesa e punës së papaguar në ditë zë 21.74 për qind të kohës për gratë dhe vetëm 3.47 për qind për burrat. Kjo do të thotë se gratë nuk paguhen për thuajse çerekun e punës së kryer, qoftë kjo në familje apo në vendin e punës.

Sipas studimit, gratë shqiptare kalojnë 21.74 për qind të ditës së tyre duke kryer punë të papaguar, si gatim, pastrim dhe kujdes për fëmijët dhe pjesëtarët e familjes. Gruaja mesatare shqiptare ka 1.62 fëmijë dhe lindjen e parë e kryen në moshën 27.5 vjeç. Si krahasim, burrat shqiptarë kalojnë vetëm 3.47% të ditës së tyre duke bërë punë, për të cilën nuk paguhen.

Sipas një studimi për punën e papaguar riprodhuese, burrat shqiptarë kontribuojnë vetëm 14.2% të të gjithë punës së papaguar të kujdesit, ndërsa gratë kalojnë më shumë se pesë orë çdo ditë me punë të papaguar shtëpie.

Kjo shifër është konsiderueshëm më e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Për shembull, në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi pjesa e burrave në punën e papaguar të kujdesit është përkatësisht 27.5% dhe 33.0%. Puna e papaguar përbën rreth 60% të PBB-së në Shqipëri. Nëse supozojmë se një punëmarrës mesatar shqiptar punon 47 orë në javë, kjo korrespondon me 40 orë në muaj për një grua, rreth një janë e tërë pune pa pagesë.

Vlera e kësaj pune është 84 USD (71 Euro) bazuar në pagën mesatare mujore prej 390 USD (330 Euro), dhe kur merret në konsideratë se 35% e rreth 1,08 milion grave në Shqipëri janë të punësuara, ekonomia shqiptare po humb një potencial prej 32 milion USD (27 milion Euro) çdo muaj. Kjo përkthehet në një shumë prej 385 milion USD (324 milion Euro) në vit.

“Nëse merret në konsideratë e gjithë fuqia punëtore gra, kjo shifër rritet në 1.20 miliard dollarë (1 miliard euro) çdo vit. Punësimi informal përbën rreth 61% të të gjithë punësimit në Shqipëri dhe kriza si ajo e COVID-19 theksojnë cenueshmërinë e punonjësve informalë dhe hendekun e pabarazisë në ekonomi që i shtyn shumë njerëz, veçanërisht gratë e përfshira më shumë në kujdesin e papaguar, në varfëri. Ka gjithashtu problematika që lidhen me përqendrimin e grave në sektorë me segmente të mëdha informaliteti, si bujqësia, turizmi dhe industritë e tekstilit dhe këpucëve, ku ato nuk kanë mbrojtje të përshtatshme në punë dhe sociale”, thekson studimi.

Lexo: Pse grupet e WhatsApp-it i bëjnë keq shëndetit tonë

Megjithatë, mungesa e të dhënave jep kontribut në përjashtimin e një numri të konsiderueshëm grash nga skemat e mbrojtjes sociale, duke i vënë ato akoma më shumë në rrezik për të qenë të varfra gjatë viteve të lindjes së fëmijëve, pas ndarjes apo vdekjes së bashkëshortëve, dhe veçanërisht në pleqëri.

Sektori i bujqësisë është i karakterizuar nga bujqësia familjare për mbijetesë, të ardhura shumë të ulëta dhe niveli i lartë i informalitetit, që janë pengesë ndaj punës dinjitoze. Shumica dërrmuese e grave punojnë në punë të papaguara informale familjare, dhe kontributi i tyre kompensohet me shumë pak para, ndërsa puna e tyre e papaguar pranohet dhe vlerësohet rrallë.

Lexo: Seth Godin: Këto 4 gjëra i bëjnë punonjësit të ndiejnë se puna e tyre është puna më e mirë që kanë pasur ndonjëherë

“Gratë në zonat rurale kanë akses të kufizuar në informacion bujqësor dhe mbi tregun, dhe përballen me nivele të larta pabarazie gjatë vendimmarrjes në familje. Për më tepër, gratë rurale duhet të kryejnë të gjitha punët e shtëpisë dhe në fermë, veçanërisht kur pjesëtarët meshkuj të familjes punësohen në sektorë të tjerë ose emigrojnë për të kërkuar punë”, thekson studimi.

Kujdesi për fëmijën

Sistemet e mbrojtjes sociale luajnë rol thelbësor në uljen e varfërisë, pabarazive dhe pengesave që nuk i lejojnë familjeve dhe fëmijëve të kenë akses në shërbime. Në këtë kuadër, programet aktuale të mbrojtjes sociale nuk arrijnë të trajtojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse cenueshmëritë e shumëfishta, me të cilat përballen fëmijët dhe familjet.

Studimi i UN Women dhe Unicef ka arritur në përfundimin se fëmijët në Shqipëri nuk kanë mbikëqyrje të përshtatshme. “Kjo nuk ka të bëjë me dashurinë e prindërve, por me realitetin e elementeve që konkurrojnë për kohën dhe burimet. Në Shqipëri, pjesa e fëmijëve nën moshën pesëvjeçare në përgjithësi, dhe nga 20 përqindëshi më i pasur dhe ai më i varfër që kalojnë kohë pa mbikëqyrje nga të rriturit, ishte nën mesataren. Deficiti i kujdesit për fëmijën përkeqësohet, kur bëhet fjalë për varfërinë shumëdimensionale”, thekson studimi.

Prindërit dhe veçanërisht nënat, priten të investojnë shumë për rritjen e fëmijëve, duke kaluar shumë ‘kohë cilësore/mbikëqyrjeje’ me fëmijët dhe duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të pasuruar mjedisin e fëmijëve.

Por, për shkak të presioneve të shtuara ndaj gruas për të dhënë kontribut në mirëqenien ekonomike të familjes, rolet tradicionale gjinore të cilat i caktojnë grave përgjegjësinë parësore për punën e papaguar (pra punët e shtëpisë dhe dhënien e kujdesit) janë zhbërë.

Kur merret në konsideratë ofrimi i kujdesit për fëmijën në të njëjtën kohë me veprimtari të tjera, hendeku gjinor që lidhet me kohëzgjatjen e këtyre veprimtarive është më i madh se sa kur kujdesi për fëmijën konsiderohet si veprimtari parësore e vetme. Për shembull, puna e papaguar e grave në Shqipëri zë 314 minuat/ditë për gratë dhe 52 minuta/ ditë për burrat.

Koha është burim i kufizuar, që do të thotë se koha e kaluar me një veprimtari pakëson kohën e disponueshme për veprimtari të tjera. Bazuar në këtë, nuk janë vetëm fëmijët pa mbikëqyrje që po vuajnë çmimin, por edhe gratë kanë ‘humbje’ që vjen në formën e orëve të gjata, të ardhurave të ulëta dhe mundësive të humbura.

Fastnewseconomy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0