Pastrimi i parave, ja vendi ku renditet Shqipëria

Pastrimi i parave, ja vendi ku renditet Shqipëria


Viti 2017 është përkufizuar nga një seri takimesh intensive të niveleve të larta për të ulur riskun e pastrimit të parave por duket se ky vit ka rezultuar me shifra më pesimiste se ato të dy viteve të fundit.

Instituti i Bazelit për Qeverisje ka publikuar si çdo vit Basel AML Index (Indeksin Kundër-Pastrimit të Parave)ku merr në analizë 146 vende mes të cilëve edhe Shqipërinë ku rezulton një përkeqësim i indeksit.

Indeksi mat rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste, pazuar në të dhëna publike. Indeksi vlerësohet me pikë nga 0 (rrezik i ulët) te 10 (rrezik i lartë).

Konkretisht Shqipëria renditet në vendin e 85 me një pikëzim prej 5.75, duke shënuar përkeqësim në raport me vitin e kaluar, kur i njëjti indeks ishte përmirësuar në 5.04, pas nivelit prej 5.56 në vitin 2015.
Shifrat tregojnë se kemi një përkeqësim në pikëzimin e indeksit, por ndërkohe një përmirësim në renditje. Në vitin 2016 sipas të njëjtit dokument renditeshim në vendin e 102.

Pra në një vit jemi ngjitur me 17 vende por sikurse tregojnë shifrat kjo nuk është meritë e përmirësimit tonë por e përkeqësimit të vendeve të tjera të marra në studim.

Në tabelat e raportit, Shqipëria renditet mes 15 vendeve me rrezik më të lartë në Europë dhe Azinë Qendrore, së bashku me Bosnjë Hercegovinën e Serbinë. Pas nesh renditet edhe Italia.

Më keq mes 146 vendeve në botë sipas Indeksit Kundër Pastrimit të Parave të Bazelit renditet Irani ashtu sikurse ishte dhe në vitin 2016 me një indeks 8.60 për këtë vit. Kurse më mirë renditet Finlanda e cila ka mbajtur edhe ajo të njëjtin pozicion të 2016 por duke përmirësuar indeksin nga 3.05 në 3.04 për këtë vit.
Por çfarë është në fakt indeksi AML i Bazelit. Ky indeks mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme.

Një total prej 14 indikatorësh që lidhet me rregulloret kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit, korrupsionin, standardet financiare, ndikimin politik dhe zbatimin e ligjit agregohen në një vlerësim total risku.

Ashtu siç thuhet edhe në raport synimi i Institutit të Bazelit për Qeverisje nuk është që të verë vendet në krahasim me njëra tjetrën për nivelin e riskut që ka secila për pastrimin e parave por që të shërbejë si një indikator referimi individualisht për çdo vend për të parë ku ka ecur dhe për të orientuar politikat drejt përmirësimet të këtij treguesi me vetveten.

/Fax.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një lider i mirë merr më shumë faj dhe më pak lavdi.”
— Arnold H. Glasow
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0