Pas suksesit në Lojërat Olimpike, Kina do të vijojë zgjerimin e juanit dixhital në qytete të tjera - Business Magazine Albania

Pas suksesit në Lojërat Olimpike, Kina do të vijojë zgjerimin e juanit dixhital në qytete të tjera

Kina do të zgjerojë monedhën e saj dixhitale të juanit në më shumë zona nga 11 qytetet dhe rajonet aktuale, sipas Bankës Qendrore. Përgjigjia e tregut ndaj përdorimit të juanit dixhital në qytetet pilot dhe në vendet Olimpike Dimërore ka qenë e mirë, dhe shkallët e përdoruesve dhe të transaksioneve kanë qenë “në rritje të qëndrueshme”, tha të shtunën Banka Popullore e Kinës pas një takimi të kryesuar nga Guvernatori Yi Gang.

Në hapin tjetër për të promovuar përdorimin e juanit dixhital, banka qendrore tha se do të punojë për mbrojtjen e privatësisë dhe parandalimin e krimit dhe do të kryejë “hulumtim të thellë” të ndikimit në sistemin financiar të vendit.

Lexo edhe: Para digjitale e emetuar nga Banka Qëndrore/ Kina po përpiqet të zgjerojë përdorimin e juanit digjital

Provat janë zhvilluar në Shenzhen, Suzhou, Xiong’an, Chengdu, Shanghai, Hainan, Changsha, Xi’an, Qingdao, Dalian dhe në ciklin e mbyllur të Lojërave Olimpike Dimërore 2022.

Kina do të shtojë Tianjin, Chongqing, Guangzhou, Fuzhou, Xiamen, Hangzhou, Ningbo, Ëenzhou, Huzhou, Shaoxing dhe Jinhua në listën e qyteteve të provës. Pekini dhe Zhangjiakou, qytetet bashkëpritëse të Lojërave Olimpike Dimërore dhe Lojërave Paralimpike Dimërore, do të vazhdojnë të përdorin juanin dixhital pas përfundimit të provave brenda vendeve të Lojërave.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0