Papunësia zbret poshtë 14%

Papunësia zbret poshtë 14%


Papunësia në Shqipëri zbret poshtë nivelit 14%. Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të 2017-tës, shkalla e zyrtare e papunësisë është 13,9% niveli më i ulët që nga tremujori i fundit i 2012-tës.

Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2% dhe pas kësaj nisi rënia graduale.

Femrat duket se janë më të privilegjuara në punësim, pasi papunësia për to është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.

Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Në të kundërt me uljen e papunësisë është rritur shkalla e punësimit në vend. Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e  shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7%.

/INSTAT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0