Papunësia 13,4%, më e ulëta në ekonominë e tregut shqiptar

Papunësia 13,4%, më e ulëta në ekonominë e tregut shqiptar


Niveli i papunësisë vijon të ulet sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri shënoi 13,4%. Norma vjetore e papunësisë ra 0,8 pikë përqindje, ndërsa në tre muaj ulja ishte 0.2 pikë përqindje.

Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë te meshkujt është 13,7% dhe tek femrat është 12,9%.

Një rënie të dukshme në vitin e fundit, ka qenë papunësia tek të rinjë. INSTAT vëren se në një vit, ajo ra 3.5 pikë përqindje duke zbritur në 24,6%.

Për grupmoshën 30-64 vjeç, shkalla e papunësisë është 10,5%. Në terma vjetorë, ky tregues pësoi një rritje të lehtë prej 0,1 pikë përqindje.

Edhe pse në treg nuk ka patur ndonjë zhvillim të theksuar për të ulur papunësinë përmes hapjes së vendeve të reja të punës, niveli aktual i papunësisë është më u ulëti i shënuar në më shumë se 20 vite.

Ulja e papunësisë ka ardhur njëkohësht me rritjen e nivelit të të punësuarve në vend. Sipas INSTAT, shkalla e punësimit për meshkujt është 65,6%, ndërsa për femrat 50,8%. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e punësimit për meshkujt është rritur me 2,8 pikë përqindje dhe për femrat me 1,2 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 34,9%. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2017, shkalla e punësimit është 69,4%.

Ritmi vjetor i rritjes së punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i katërt i vitit 2016 në tremujorin e katërt të vitit 2017, është 4,3%. Në terma vjetorë, rritja e punësimit sipas sektorëve kryesorë të ekonomisë është: 8,4% në sektorin e shërbimeve dhe 7,3% në sektorin e industrisë. Në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,5%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0