Pandemia, 6 kërkesat e përfaqësuesve të biznesit për qeverinë shqiptare

Pandemia, 6 kërkesat e përfaqësuesve të biznesit për qeverinë shqiptare


Në gjëndjen që jemi sot, biznesi po kalon vështirësi të shumta, për shkak të Covid-19. Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, “Biznes Albania” dhe gjithë shoqatat e biznesit në Shqipëri kanë paraqitur disa kërkesa për qeverinë.

Lexo: Shkon në 42 numri i të prekurve nga Coronavirus në Shqipëri

Unioni i dhomave të tregtisë Biznes Albania dhe shoqatat e biznesit e vlerëson me pasoja të ndjeshme në ekonomi dhe në biznese situatën e Covid-19 në Shqipëri, dhe me pasoja të rënda sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm, biznesin e shërbimeve, sektorin e turizmit dhe fasonerisë.

Unioni i Dhomave, “Biznes Albania” dhe shoqatat e biznesit mendojnë se qeveria duhet të angazhohet seriozisht për të përballuar pasojat ekonomiko-financiare të Covid-19.

Sipas shioqatave të biznesit, qeveria shqiptare duhet të kërkojë financime nga Institucione Financiare Ndërkombëtare FMN Bankë Botërore dhe institucione të tjeta, nga Komisioni Europian për të ndihmuar dhe mbështetur bizneset private që mund të kolapsohen nga kjo situatë.

Ja propozimet e biznesit për qeverinë:

-Të mos paguhen tatim fitimi dhe tatimet e tjera për 3 muaj dhe të kompensohen nga shteti.

-Të mos paguhen sigurimet shoqërore për 3-6 muaj dhe të kompensohen nga shteti.

-Pagesat e energjisë dhe ujit të ngrijnë për 3-6 muaj, varësisht nga kohëzgjatja e situatës.

-Gjobat e vendosura biznesit nga institucionet tatimore dhe doganore, për shkak të mos funksionimit të gjykatave të ngrijnë për 3-6 muaj.

Lexo: Ja disa nga masat që ka marrë AirBnB për komunitetin e saj

-Kreditë të mos paguhen për 3-6 muaj dhe gjatë kësaj kohe të ulen interesat në nivelin e euroribor-it pagesat pas 3-6 muaj të mos kenë penalitete.

-Pagat e punonjësve të biznesve të mbyllura, të paguhen në nivelin e raportit mjekësor nga sigurimet shoqërore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0