Panairi i Punës në Durrës/ Kërkohen 1500 punonjës - Business Magazine Albania

Panairi i Punës në Durrës/ Kërkohen 1500 punonjës

Nga Panairi i Punës dhe Aftësive në Durrës kryeministri Edi Rama e ilustroi me këto shifra qëndrimin e tij të kahershëm  që punë ka por nuk ka profesionistë:

Vetëm në këtë shesh, ku ka të pranishëm 63 punëdhënës, ka kërkesë për 1500 të punësuar. Pra në 63 kompanitë këtu të përfaqësuara, ka një hapësirë për punësim dhe një nevojë për punësim për 1500 persona. Ndërkohë që në hapësirën jashtë këtij panairi, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit këtu në Durrës, janë dhe 600 vende të tjera të lira të vëna në dispozicion të të gjithë atyre që kërkojnë të punësohen.

Kryeministri foli edhe për frytet që po jep vëmendja e shtuar tek arsimi profesional:

Sot kemi aktualisht afro 20 mijë nxënës të regjistruar në shkollat profesionale, sikundër është 6600 numri i personave të papunë që kanë ndjekur kurset e formimit profesional në qendrat tona të formimit profesional gjatë vitit 2021 dhe të cilët në një pjesë të konsiderueshme pastaj janë aftësuar e kanë mundur të punësohen.

Kryeministri Rama ndoqi në zonën e plazhit të Lalëzit edhe vijimin e planit kombëtar të pastrimit  , për një sezon turistik me plazhe të pastra në të gjithë vijën bregdetare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0