Paketa fiskale 2023/ Dyfishohen gjobat për mosdeklarimin e pagave dhe dhjetëfishohen për moslëshimin e faturave - Business Magazine Albania

Paketa fiskale 2023/ Dyfishohen gjobat për mosdeklarimin e pagave dhe dhjetëfishohen për moslëshimin e faturave

Qeveria ka nxjerrë për konsultim me bizneset ndryshimet që planifikon të bëjë në paketën fiskale të vitit 2023.

Ministria e Financave në propozimet e saj pritet të lehtësojë barrën mbi produktet energjetike, por do të dyfishojë gjobat për të gjithë evazorët tatimorë dhe ata që fshehin pagat reale. Nga tatimi mbi vlerën e shtuar qeveria propozon që të përjashtohen blerja e druve të zjarrit, për të lehtësuar sadopak barrën mbi familjet shqiptare këtë dimër. Në këtë kategori pritet të përjashtohen edhe importet dhe tregtimi i energjisë në Bursë si dhe donacionet që bëhen për shtetin shqiptar.

Lexo edhe: Nga janari, të vetëpunësuarit do të tatohen me 15% për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë

Tek akzica, qeveria propozon unifikimin e saj për birrën pavarësisht sasisë së prodhimi që shkon në 710 lekë/hl. Gjithashtu nga akzica pritet të përjashtohen edhe akumulatorët, të cilat janë bateri që përdoren për panelet diellore dhe makinat elektrike.

Ndërkohë nga taksat kombëtare qeveria propozon të hiqet ajo mbi hirrën dhe kremin e qumështit në vlerën 150 lekë/kg.

Ndryshimet më të mëdha në paketën fiskale qeveria i ka menduar për evazionin fiskal, duke ashpërsuar gjobat. Kështu gjoba për mosdeklarimin e punonjësve është 200% e detyrimit për entitetet juridike dhe 100% për të tjerët.  Për moslëshimin e faturave për furnizim, gjoba do të dhjetëfishohet nga 150 000 deri në 1 500 000 lekë.  Nxjerrja e mallrave pa faturë, do të gjobitet me 750 000 lekë, nga 75 000 që është aktualisht dhe nëse rasti përsëritet do të ketë edhe kallëzim penal.

Ndërkohë, qeveria ka ulur masën e gjobës për mosdorëzimin në kohë të deklaratës së të ardhurave, nga 5000 në 3000 lekë. Ndërsa për mospagesën e tatim fitimit gjoba bëhet sa 10% e këstit + kamatvonesë.

Për herë të parë në paketën fiskale do të ketë edhe kufizime për lekët cash që mund të mbajë biznesi. Bizneset me xhiro deri 2 mln lekë nuk mund të mbajnë më shumë se 55 000 lekë, ato nga 2 – 10 mln lekë jo më shumë se 250 000 lekë dhe ato mbi 10 mln lekë jo më shumë se 500 00 lekë apo 2% e qarkullimit vjetor. Shumat mbi këto kufij të caktuar duhet të depozitohen në bankë ose përndryshe bizneset do të gjobiten.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0