Paketa e rezistencës sociale. Ndryshimet në paga dhe taksa nisin pas dy javësh - Business Magazine Albania

Paketa e rezistencës sociale. Ndryshimet në paga dhe taksa nisin pas dy javësh

Paketa e rezistencës sociale

Hyrja në fuqi e rritjes së pagës minimale nga 30 000 lekë në muaj në 32 000 lekë u përshpejtua me vendimin e qeverisë. Paga bazë minimale mujore për punonjësit në  shkallë vendi, që do të aplikohej në Korrik, nis aplikimin në muajin Prill.

Kompania a shërbimeve ZLA Consulting, ka informuar sipërmarrjet, partnerët dhe klientët e saj për ndryshimet e fundit ligjore, efektet, dhe cilësitë e këtyre ndryshimeve. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës;

Paga bazë minimale orare të jetë 183,9 lekë. Sipas normave ligjore, shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi  pagën bazë.

Ky vendim hyn në fuqi më 29/03/2022 dhe shtrin efektet financiare nga data 1 Prill 2022.

Lexo: Kjo kompani njoftoi se po rriste çmimet për të paguar më shumë punonjësit

Ndryshimet prekin edhe taksimin e pagës. ZLA informon tatimpaguesit se, për të ardhurat nga paga deri në nivelin 40 000 lekë, e ardhura e tatueshme është zero. Për pagat deri në 50 000 lekë, taksohet shuma mbi 30 000 lekë, në masën 13%. Po kaq taksohen pagat deri në 200 000 lekë në muaj, përjashtuar shumën pbazë prej 30000 lekësh. Pagat mbi 22100 lekë, taksohen taskohen në masën 23%, duke nisur nga shuma 200 000 lekë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0