Pajisjet Samsung Galaxy - dhuratat perfekte për festat e fundvitit  - Business Magazine Albania

Pajisjet Samsung Galaxy – dhuratat perfekte për festat e fundvitit 

Samsung Galaxy

Festat e fundvitit po trokasin dhe shumë prej nesh janë në kërkim të dhuratës perfekte për partnerin, një familjar ose një mik, apo edhe për veten.  Kush nuk do të donte një pajisje të re teknologjike si dhuratë? Më poshtë po ju japim disa sugjerime nga risitë më të fundit të Samsung.

Galaxy Z Fold3 5G

Galaxy Z Fold3 5G mund të jetë një dhuratë ideale për ata që janë gjithmonë në lëvizje dhe kanë nevojë për një asistent multifunksional. Ky smartphone do të ndryshojë mënyrën në të cilën punoni dhe argëtoheni. Përdoruesit e Galaxy Z Fold3 5G mund të shijojnë përmbajtjen e tyre të preferuar në ekranin 7.6-inç Infinity Flex Display. Përvoja e përgjithshme përmirësohet më tej nga dizajni i kamerës, i fshehur nën ekran, i cili nuk ndërhyn në pamjen e ekranit. Shkalla e jashtëzakonshme e rifreskimit prej 120 Hz  siguron një përvojë të qetë të përdoruesit. Kombinuar me ekranin që paloset, përdoruesit e Galaxy Z Fold3 5G mund të shfrytëzojnë në maksimum funksionet e shumta në këtë pajisje. Përdoruesit mund të marrin lehtësisht shënime, të organizojnë video call dhe të lexojnë email-in, në të njëjtën kohë. Për herë të parë në serinë e pajisjeve Galaxy Z, S Pen është në përputhje me Galaxy Z Fold3 5G dhe ofron opsionet perfekte për produktivitet dhe kreativitet.

Galaxy Z Flip3 5G

Galaxy Z Flip3 5G, kompakt dhe i palosshëm, është emocionues sepse me madhësinë e tij 4.2 inç mund të përshtatet në çdo xhep. Edhe kur është i  palosur, mund të bëni fotografi  me të, të dëgjoni muzikë ose të lexoni mesazhe në ekranin e jashtëm 1.9 inç, i cili shfaq të gjitha njoftimet nga rrjetet sociale, si dhe numrin e hapave dhe informacione të tjera të dobishme. Dhe kur e hapni, mund të shijoni filmat, seritë ose videot tuaja të preferuara në ekranin 6.7-inç Dynamic AMOLED me rezolucion Full HD. Karakteristikat më të fundit të kamerës në Galaxy Z Flip3 5G lejojnë përdoruesit të kapin portrete të mahnitshëm, selfie ose video pa duar, me Flex Mode. Ky smartphone është dhurata perfekte për ata që pëlqejnë fotografitë, videot dhe ndjekin trendet e fundit të rrjeteve sociale.

Seria Galaxy Watch4

Të gjithë kemi një mik apo një familjar i cili objektivat kryesorë për vitin 2022 ka krijimin e një stili jete më të shëndetshëm dhe fillimin e një rutine fitnesi. Në këtë rast dhurata idele do të ishte një nga modelet e serisë Galaxy Watch4: Galaxy Watch4 ose Galaxy Watch4 Classic. Seria Galaxy Watch4 është e pajisur me sensorin novator të Samsung, BioActive, i cili ka një dizajn më të vogël dhe më kompakt që nuk heq vëmendjen nga saktësia e matjes. Ky sensor i ri 3 në 1 përdor një çip të vetëm për të drejtuar me saktësi tre sensorë të fuqishëm të shëndetit- Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis  -kështu që mund të monitorojë presionin e gjakut, të masi nivelin e oksigjenit në gjak, dhe, për herë të parë, llogarit përbërjen e trupit. Mjeti  i ri i matjes së përbërjes së trupit përfshin matje kryesore si përqindjen e yndyrës në trup, muskulin skeletor, ujin në trup dhe shumë të tjera. Gjithashtu, vijnë me disa veçori Wellness për të ndjekur aktivitetet e përditshme dhe për të qëndruar të motivuar. Dhe në fund, mund të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve dhe të fitnesit: numëroni hapat, kontrolloni kaloritë dhe qëndroni në rrjet me GPS.

Galaxy Buds2

Galaxy Buds2 janë kufjet më të vogla dhe më të lehta të Samsung, me një formë ikonike të lakuar për të ndihmuar në sigurimin e rehatisë dhe cilësisë më të lartë të zërit. Të dizajnuara për ta bërë çdo moment të veçantë, ato janë të pajisura me altoparlantë dinamik me dy drejtime për një cilësi të mirëbalancuar të tingujve, ndërsa funksioni Active Noise Cancellation zvogëlon zhurmën në sfond deri në 98%. Falë opsionit Auto Switch, kufjet sinkronizohen lehtësisht me të gjitha pajisjet Galaxy.

Ka shumë arsye për t’i thënë “faleminderit” personave që i doni për gjithçka që ju kanë dhënë në vitin që po lëmë pas. Bëjeni këtë në mënyrën e duhur, me pajisjet frymëzuese dhe të mahnitshme të Samsung. Për më shumë informacion rreth pajisjeve më të reja nga Samsung, vizitoni: https://www.samsung.com/al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0