Paguan 100$ për një garazh, brenda gjetën makinën e James Bond

Paguan 100$ për një garazh, brenda gjetën makinën e James Bond


Në vitin 1989, një çift nga Long Island pagoi rreth 100 dollarë për blerjen e një garazhi. As ata dhe as shitësi nuk e dinin se çfarë kishte brenda. Kur hapën derën gjetën një makinë sportive Lotus Esprit të vitit 1976. Por nuk ishte thjesht një makinë Lotus Esprit e 1976-ës. Ishte makina e paraqitur në filmin James Bond të vitit 1977, “The Spy Who Loved Me”.

Çifti anonim nuk e kishte idenë se çfarë kishin blerë dhe as nuk e kishin parë filmin me James Bond më parë, kështu që ata kërkuan ekspertizën e themeluesit të Fondacionit Ian Fleming (autorit të veprës James Bond) , Doug Redenius, i cili vërtetoi se ishte pikërisht ajo makinë që u shfaq në film.

Zbulimi i tyre përfundimisht tërhoqi vëmendjen e shefit ekzekutiv të Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i cili u rrit duke parë këto filma.

Në vitin 2013, ai bëri një ofertë për makinën, duke ofruar 997.000 dollarë.

Carscoops

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0