Paga e luftës, 25 shtatori afati i fundit për korrigjime të dhënash

Paga e luftës, 25 shtatori afati i fundit për korrigjime të dhënash

Paga e luftës

Data 25 shtator është afati i fundit për korrigjimin e të dhënave për të gjithë përfituesit e pagës së luftës, që ende se kanë marrë atë për shkak të gabimeve në formularë.

Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se këta punonjës kanë gabime në të dhënat e llogarive bankare dhe për këtë shkak pagat nuk kanë kaluar. Për të lehtësuar procedurën Tatimet kanë vendosur në dispozicion dy mënyra korrigjimi, nga tatimpaguesi dhe nga vetë individi. Për plotësimin e të dhënave nga vetë individi, klikoni këtu.

Pas korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk do të jetë i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por do të vijohet menjëherë me proҫesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26 mijë ose 40 mijë lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.

Nga verifikimet e kryera pёr paketёn e parё dhe të dytë financiare, rezulton se 588 persona nga paketa e parë dhe 2553 nga paketa e dytë ende nuk e kanё kryer procesin e saktёsimit e tё dhёnave bankare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0