Organizohet Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Migrimi dhe Hapësira Gjeografike”


Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Migrimi dhe Hapësira Gjeografike: Faktorë, Ndërveprime, Sfida” është konferenca e IX në traditën e atyre të organizuara nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Tiranës. Në ndryshim nga vitet e mëparshme, konferenca këtë vit është fryt i bashkëpunimit dhe financimit të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe projektit kërkimor ICM “Qytetaria Industriale dhe Migrimi nga Ballkani Perëndimor”, financuar nga Regional Research Promotion Program në Universitetin e Fribourgut në Zvicër dhe implementuar nga Universiteti i New Yorkut, Tiranë dhe Universiteti i Jyväskyläs në Finlandë.

Kjo konferencë ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre debateve dhe propozon të sjellë së bashku studiues të fushave të ndryshme që janë të përfshirë në studimin e transformimeve të hapësirës gjeografike nën ndikimin e proceseve migratore duke trajtuar në detaje mënyrat e ndërveprimt, sfidat dhe pasojat e mundshme.

Tematika bashkëkohore e kësaj Konference Ndërkombëtare ka tërhequr një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish dhe projektesh interesante nga institucione akademike nga Shqipëria, Kosova, trojet shqiptare jashtë kufijve të RSH, si dhe nga vendet fqinjë. Kjo ndodh sepse migrimi është një ndër faktorët dhe çështjet më të rëndësishme sot në botë dhe në këtë kontekst e gjithë hapësira shqiptare shpesh është cilësuar si një “laborator i studimeve migratore”. Roli që ka hapësira gjeografike tek lëvizjet migratore dhe ndikimi që ka nga ana tjetër migrimi mbi hapësirën gjeografike janë dy anët e një medaljeje që modelojnë tiparet territoriale dhe sociale të Shqipërisë. Migrimi dhe braktisja rurale janë faktorë të rëndësishëm në ndryshimet në territor dhe në degradimin e mjedisit, veçanërisht në erozionin e tokës.

Konferenca vjen në një kohë kur çështja e emigracionit është kthyer në një nga fenomenet sociale dhe ekonomike më të rëndësishme për botën e sotme, në dritën e sfidave që po përballet emigracioni shqiptar siç janë: integrimi i emigrantëve në tregun e punës së vendeve pritëse, bashkëjetesa dhe menaxhimi i krizës ekonomike, format e reja dhe të mbivendosura të mobilitetit, çështje të identitetit dhe qytetarisë etj. Migrimi ka qenë dhe mbetet prej shumë dekadash një faktor kyç ekonomik e social, që ka ridimensionuar jo vetëm jetesën e migrantëve dhe atyre që kanë mbetur pas, por edhe hapësirën gjeografike në të cilin këta njërëz veprojnë nëpërmjet fenomeneve të mbipopullimit, depopullimit, urbanizimit kaotik, ndotjes së mjedisit etj.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë rreth 70 kërkues shkencorë dhe të ftuar të ardhur nga vende të ndryshme të rajonit. Punimet interesante dhe prania e studiuesve nga rajone dhe fusha të ndryshme kërkimore premton një Konferencë dinamike dhe me cilësi të lartë.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale