Organizatat Ndërkombëtare ftojnë për kujdes

Organizatat Ndërkombëtare ftojnë për kujdes


Këto janë ditë të jashtëzakonshme për të gjithë botën. Pandemia e COVID-19 po rrëmben jetë njerëzore dhe po shkakton trazira masive për njerëzimin.

Organizata Ndërkombëtare dhe Partnerë Zhvillimi në Shqipëri kanë një mesazh të fortë për të gjithë ne:

“Ne, si bashkësi organizatash ndërkombëtare dhe partnerësh zhvillimi në Shqipëri, dëshirojmë të shprehim unitetin tonë me popullin shqiptar ndërsa bashkojmë forcat në këtë luftë.

Ne jemi pranë jush për të kapërcyer këtë krizë së bashku!

Mos hamendësoni se nuk do të prekeni. Përgatituni sikur do të prekeni. Respektoni masat e marra, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, mbani distancën shoqërore, qëndroni në shtëpi dhe lani duart shpesh.

Ne dëshirojmë që ju të qëndroni të sigurt, të shëndetshëm dhe të mos prekeni nga Koronavirusi. Lexoni informacione të besueshme nga Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSH dhe Ministria e Shëndetësisë dhe kontribuoni në ndërtimin e besimit. Mbroni të prekurit dhe kujdesuni për njëri-tjetrin.

Ky është një moment që kërkon solidaritet. Ndërsa shumica jonë gjendemi të sigurt në shtëpi, mirënjohja jonë më e thellë shkon për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, policisë, autoriteteve kufitare, autoritete lokale dhe shumë nga njerëzit tanë që janë në vijën e parë të luftës, duke shpëtuar jetë dhe mundësuar funksionimin e shoqërisë!

Lexo: 5 TED Talks që do t’ju ndihmojnë të menaxhoni ankthin dhe të krijoni rezistencë

Së bashku mundemi ta mposhtim Covid-19”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0