One UI 5 Watch i ri na tregon se si do të duken orët e ardhshme Galaxy Watch - Business Magazine Albania

One UI 5 Watch i ri na tregon se si do të duken orët e ardhshme Galaxy Watch

Galaxy Watch

Samsung Electronics prezantoi sot One UI 5 Watch, që do të jetë e disponueshme për pajisjet Galaxy Watch gjatë këtij viti. Softueri i saj i ri është krijuar për të sjellë një përvojë më të shëndetshme dhe më të personalizuar, duke përfshirë përmirësime për një gjumë më të mirë gjatë natës – një proçes i cili shpesh neglizhohet, por është shumë thelbësor për mirëqenien e përgjithshme – si edhe funksioneve të ndryshme lidhur me aktivitetet fizike dhe sigurinë tuaj.

“Samsung përpiqet gjithmonë për të ofruar një përvojë gjithëpërfshirëse të shëndetëshme dhe për t’i ndihmuar përdoruesit të arrijnë qëllimet e tyre për sa i përket shëndetit. Tani më shumë se kurrë, ne besojmë se kjo fillon me një gjumë të mirë gjatë natës, “tha Hon Pak, Zëvendës President dhe Shef i Ekipit të Shëndetit Digjital, MX Business në Samsung Electronics. “One UI 5 Watch i ri vijon angazhimin tonë për t’i ndihmuar njerëzit të përmirësojnë cilësinë e gjumit të tyre, në mënyrë që ata të mund të jenë të shplodhur mjaftueshëm dhe të gatshëm për ditën.”

Gjumë i mirë: thelbësor për një shëndet më të mirë

Samsung i ka fokusuar përpjekjet e tij në tre elementë kryesorë për pasur një gjumë më të mirë: të kuptuarit e modeleve personale të gjumit, ndërtimin e zakoneve të shëndetshme dhe krijimin e një mjedisi të rehatshëm për gjumë. One UI 5 Watch ofron këto elemente për të pasur një përvojë të kompleturar për një gjumë cilësor.

Sleep Insights UI i ri shfaq në mënyrë të detajuar rezultatin e gjumit të përdoruesit për të ofruar një raport më të qartë të gjumit të natës së mëparshme, e ndjekur nga metrikat përkatëse si fazat e gjumit, orët e gërhitjes dhe nivelet e oksigjenit në gjak. Përveç kësaj, Sleep Coaching – i përshtatur rreth tetë llojeve të ndryshme të gjumit[2] – bëhet gjithashtu lehtësisht i aksesueshëm në Galaxy Watch si dhe në telefonin tuaj, duke e bërë në një mënyrë më të përshtatshme dhe motivuese për përdoruesit për të gjurmuar zakonet e tyre në çdo kohë dhe kudo.

Lexo: Benzi punëson ekipin e Formula 1 për projektimin e makinave të ardhshme elektrike

Krijimi i një ambienti të rehatshëm mund të sjellë ndryshim në cilësinë e gjumit, madje edhe shpërqendrimet e vogla mund të kenë ndikim të madh. Kjo është arsyeja pse Samsung e ka bërë më të lehtë lidhjen e Galaxy Watch me një gamë të gjerë pajisjesh. Pasi Galaxy Watch zbulon nëse përdoruesit kanë rënë në gjumë, modaliteti SmartThings arrin të fikë të gjitha pajisjet e lidhura të përdoruesit, për të krijuar një mjedis më të favorshëm për të pushuar. Modaliteti i gjumit heq me shpejtësi tingujt e njoftimeve dhe zbeh dritën e ekranit të telefonit ose orës së përdoruesit. Këto veçori të One UI 5 Watch janë falë një sensori infrared në vend të një dritë LED jeshile, për të minimizuar kështu shpërqendrimet.

Një partner fitnesi më i zgjuar

Modaliteti i personalizuar Heart Rate Zone është shtuar në Galaxy Watch – duke përfshirë analizën e vrapimit në kohë reale dhe një program trajnimi të personalizuar. Kjo veçori e re analizon aftësitë fizike individuale dhe vendos pesë nivele optimale të intensitetit të stërvitjes (ngrohje, djegie e shtesës dhjamore, kardio, stërvitje intensive). Kjo u mundëson përdoruesve të vendosin disa qëllime bazuar në aftësinë e tyre, nga djegia e yndyrës deri tek kardio me intensitet të lartë.

Të apasionuarit pas aktiviteteve në natyrë me Galaxy Watch Pro kanë përfitime shtesë, duke filluar me një Route Workout — modalitet i cili i jep përparësi vrapimit dhe ecjes krahas opsioneve të disponueshme më parë për ngjitje në mal apo çiklizëm. Përdoruesit e Galaxy Watch Pro gjithashtu mund të kërkojnë dhe aksesojnë bazën e të dhënave të GPX drejtpërdrejt përmes aplikacionit Samsung Health, si dhe të marrin rekomandime për rrugët e reja bazuar në të dhëna si vendndodhja, koha, vlerësimi ose popullariteti.

Siguria e para

Siguria është një domosdoshmëri kur bëhet fjalë për shëndetin dhe mirëqenien, kështu që One UI 5 Watch ofron gjithashtu mjete të përmirësuara për t’iu bërë të ndiheni të sigurt. Përditësimet e veçorisë SOS mundësojnë komunikim të drejtpërdrejtë me një numër telefoni urgjence për të transmetuar informacionin mbi vendndodhjen e përdoruesit[5] dhe gjithashtu lejojnë qasje të menjëhershme në informacionin mjekësor të përdoruesit. Për më tepër, modaliteti Fall Detection tani aktivizohet automatikisht për përdoruesit në moshë[6]  për t’i ndihmuar ata në rast emergjence. Këto janë vetëm disa nga shembujt e përpjekjeve të vazhdueshme të Samsung për të rritur sigurinë e përdoruesit.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0