OECD: Inflacioni do të mbajë “të mbërthyer” ekonominë botërore edhe për dy vite - Business Magazine Albania

OECD: Inflacioni do të mbajë “të mbërthyer” ekonominë botërore edhe për dy vite

Ekonomia botërore, e penguar nga normat e larta të interesit, inflacioni dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës, do të arrijë rritje të dobët këtë vit dhe rritje edhe më të dobët në vitin 2023, njoftoi Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). 

Sipas një parashikimi të ri të OECD-së të publikuar sot, ekonomia botërore do të rritet me vetëm 3.1 për qind këtë vit, duke rënë ndjeshëm nga 5.9 për qind në vitin 2021.

Sipas OECD-së, vitin e ardhshëm rritja e ekonomisë botërore do të jetë edhe më e dobët dhe do të arrijë në 2.2 për qind.

OECD, e cila ka 38 vende anëtare, parashikon se Shtetet e Bashkuara, ekonomia më e madhe në botë, do të shënojnë rritje prej vetëm 1.8 për qind këtë vit, një rënie e madhe nga 5.9 për qind e vitit të kaluar. Ekonomia amerikane do të rritet me vetëm 0.5 për qind në vitin 2023 dhe një për qind në vitin 2024.

Lexo edhe: FMN e sheh të zymtë të ardhmen e ekonomisë globale

Nuk është më i mirë as parashikimi për Eurozonën, e cila është prekur nga kriza energjetike për shkak të luftës ruse në Ukrainë, ndaj OECD parashikon se do të arrijë rritje prej 0.5 për qind në vitin 2023 dhe 1.4 për qind në vitin 2024.

Në lidhje me inflacionin, OECD parashikon se ai do të vazhdojë të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë evropiane. Inflacioni këtë vit pritet të jetë 8.3 për qind, një rritje e madhe nga 2.6 për qind e vitit të kaluar. Në vitin e ardhshëm, sipas OECD-së, inflacioni do të arrijë në 6.8 për qind.

Ekonomia kineze, e cila kohët e fundit pati një rritje vjetore dyshifrore, do të zgjerohet me vetëm 3.3 për qind këtë vit dhe në vitin 2023 me 4.6 për qind.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0