OBSH rekomandon steroidet për trajtimin e COVID-19 - Business Magazine Albania

OBSH rekomandon steroidet për trajtimin e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri të mërkurën udhëzime të reja për përdorimin e mjekimeve që shpëtojnë jetë, disa orë pasi një studim tregoi se steroide jo të shtrenjta, pakësojnë rrezikun e vdekjes tek pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19. Komisioni i udhëzimeve i OBSH-së bëri një rekomandim “të fortë” për përdorimin e terapisë me kortikosteroide për rastet serioze me koronavirus, por jo tek ata me raste më të buta. Udhëzimet bazohen tek rezultatet e tetë provave klinike me 7,184 pjesëmarrës. Një nga këto studime u publikua të mërkurën.

Studimi i publikuar të mërkurën, përfshinte shkencëtarë nga Brazili, Kanadaja, Kina, Franca, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. I koordinuar nga Instituti Kombëtar britanik për Studime Shëndetësore, ai është pjesë e përpjekjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të bërë me shpejtësi prova me ilaçe të ndryshme.

Studiuesit analizuan tre steroide të ndryshme: deksametazonin, hidrokortizonin dhe metilprednizolonin, megjithëse nga ky i fundit u hoq dorë, sepse numri i pacientëve mbi të cilin u testua, ishte shumë i vogël për një rezultat të besueshëm.

LEXO: Drejtori i OBSH-së shpreson se pandemia mund të zhduket brenda 2 vjetësh

Profesori i Universitetit të Bristolit, epidemiologjisti Jonathan Sterne është pjesë e ekipit që analizoi rezultatet. “40 për qind e pacientëve që morën kurën e zakonshme ose placebon, vdiqën nëse sheh të dhënat tek të gjitha këto prova. Tek pacientët që morën kortikosteroid, vdekja dhe rreziku nga vdekja pas 28 ditësh, u reduktua me 32 për qind. Pra tetë ndër 100 pacientëve iu shpëtua jeta nga trajtimi me kortikosteroid, ose 20 për qind reduktim i rresikshmërisë për jetën”, thotë ai.

Studiuesit e Universitetit të Oksfordit, kishin arritur në një përfundim të ngjashëm në qershor dhe rezultatet e provës klinike, ishin botuar të mërkurën në një studim në revistën mjekësore, JAMA. Prof. Sterne thotë se ilaçet përdoren kundër pezmatimit dhe janë të përshtatshme vetëm për pacientë të sëmurë rëndë, megjithëse kortikosteroidet patën efekt pavarësisht nëse pacientët po përdorin respiratorë kur filluan trajtimin. “Një nga arsyet që pacientët sëmuren kaq rëndë me COVID-19 është se sistemi i tyre imunitar detyrohet të punojë në maksimum. Kështu që ideja është që trajtimi me steroide e qetëson reagimin e forte imunitar dhe kjo i bën njerëzit që të mbijetojnë kur trajtohen me to”, thotë profesori Sterne.

Ai shton se po vazhdojnë përpjekjet për të gjetur trajtime të tjera sepse niveli prej 33 për qind rrezikshmëri për vdekje është gjithsesi shumë e lartë. Pacientët u ndoqën për një periudhë prej 28 ditësh dhe profesori Sterne e pranon që është kohë e shkurtër, por thotë se mjekët do të duan të dinë se çfarë do të ndodhë për një periudhë afatgjatë dhe se me kalimin e kohës do të dihet më shumë. “Shumica e vdekjeve, nëse ndodhin, ndodhin në 28 ditët e para por të gjithë ata që bënë provat klinike do të duan të ndjekin pacientët për një kohë më të gjatë, për të parë nëse këto rezultate vazhdojnë të jenë efektive”, thotë Prof. Sterne.

Britania dhe qeveri të tjera në gjithë botën, kanë miratuar përdorimin e kortikosteroideve për pacientët e sëmurë rëndë nga COVID-19. Tani përdorimi i tyre rekomandohet edhe nga OBSH-ja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0