OBSH ndryshon qëndrim: Maskat duhet të mbahen në publik

OBSH ndryshon qëndrim: Maskat duhet të mbahen në publik

OBSH

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillat e saj për përdorimin e maskave të fytyrës, duke thënë se ato duhet të përdoren në publik, atje ku distancimi social nuk është i mundur.

OBSH thotë se informacionet e reja tregojnë që maskat mund të sigurojnë “një pengesë për shpërndarjen e piklave infektive”.

Disa vende rekomandojnë vendosjen e maskave në publik, shkruan BBC.

Më herët, OBSH-ja kishte argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të thënë që njerëzit e shëndetshëm duhet të mbanin maska. Por të premten, më 5 qershor, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se “në dritën e evolucionit të provave, OBSH këshillon që qeveritë duhet të inkurajojnë publikun e gjerë të veshë maska”.

Lexoni: 20 raste me COVID-19, infektohet për herë të dytë një personel shëndetësor

Ky është një ndryshim i madh i qëndrimit të OBSH-së. Për muaj të tërë, ekspertët e organizatës kishin ngritur pikëpyetje se maska do të inkurajonte një sens të rremë të sigurisë dhe do të privonte profesionistët mjekësorë nga pajisjet mbrojtëse kaq të nevojshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0