Nuk shkoi në hapësirë se ishte grua! Historia e 82-vjeçares që realizoi ëndrrën me Jeff Bezos pas gjysmë shekulli - Business Magazine Albania

Nuk shkoi në hapësirë se ishte grua! Historia e 82-vjeçares që realizoi ëndrrën me Jeff Bezos pas gjysmë shekulli

Pas një gjysmë shekulli pritje, Wally Funk – e cila u trajnua për programin Mercury të NASA-s, por iu mohua mundësia për të shkuar në hapësirë për shkak të gjinisë së saj ​​- më në fund do të qëndroi “mes yjeve”.

Ajo u zgjodh nga njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, për të shoqëruar atë në udhëtimin drejt hapësirës. Funk doli vullnetare për t’u bërë pjesë e programit “Mërkuri 13”, i njohur ndryshe si “Programi i Grave në Hapësirë”, në Shkurt të 1961, e cila ishte një përpjekje e financuar për të filluar trajnimin e grave për t’u bërë pjesë e NASA. Funk u bë gruaja më e re që u diplomua nga programi duke shënuar rezultate më të mira se të gjithë djemtë e tjerë në kurs. Funk madje kaloi 10 orë dhe 35 minuta brenda një rezervuari për një provë, duke tejkaluar astronautin e famshëm John Glenn.

Megjithatë nuk iu dha kurrë mundësia që të dilte jashtë planetit Tokë.  Funk ka përvojë të gjerë në pilotimin e avionëve, duke regjistruar mbi 19,600 orë fluturimi dhe duke mësuar më shumë se 3,000 njerëz se si të fluturojnë me avionë privatë dhe komercialë. Por Funk nuk pati nevojë për gjithë atë përvojë për të fluturuar me “New Shepard” të Blue Origin pasi sistemi i anijes dhe raketave është krijuar për të lejuar praktikisht çdokënd që të bëhet një astronaut pas vetëm disa orësh kurs.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0