Nuk janë paratë çelësi i suksesit për një startup

Nuk janë paratë çelësi i suksesit për një startup


Përktheu: Adela Saliaj

Nuk është ideja, plani, modeli i biznesit, ekipi, apo çuditërisht edhe paratë faktori më i rëndësishëm në suksesin e nisjes së një biznesi. Sipas Bill Gross, themelues i Idealab, e gjitha ka të bëjë me kohën e duhur. Nga një studim i zhvilluar me 100 kompani startup, u zbulua se koha e duhur e nisjes siguronte 42 % të diferencës mes suksesit dhe dështimit.

Në Ted Talk, Gross përdor një nga fillimet e Idealab si një shembull. Z.com ishte një kompani argëtuese  online.  Ata siguruan para të mjaftueshme, kishin një model të madh biznesi dhe madje morën edhe talente të mirënjohura të Hollivudit për t’u bashkuar me kompaninë. Problemi për Z.com ishte se depërtimi në brezin e gjerë ishte shumë i ulët në vitet 1999-2000. A ju kujtohet sa e vështirë ishte për të parë video online në atë kohë? Ishte e mjerueshme.

Ju duhej të vendosni kodet në shfletuesin tuaj dhe të gjenit zgjidhje për të gjitha llojet e çështjeve. Këto sfida e detyruan kompaninë të tërhiqet nga biznesi në vitin 2003. Vetëm dy vjet më vonë, YouTube nisi një platformë të ngjashme që do të kthehej shpejt në faqen më të populluar  të videove që është sot. Ndryshimi? Problemi i kodeve u zgjidh nga Adobe Flash dhe depërtimi në brez të gjerë shpejt kaloi 50 për qind në Amerikë.

Ju mund të keni një ide të shkëlqyer, por nëse nuk jeni në kohë ka të ngjarë të dështoni. Këtu janë disa gjëra të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë.

A jeni personalisht gati?

Një nga gjërat më të rëndësishme që sipërmarrësit diskutojnë është lodhja. Ata janë të zhytur plotësisht në punë, dhe ndjenja e fajët është veçanërisht e lartë për sipërmarrësit prindër. Për të mos përmendur shpenzimet që lidhen me fillimin e një biznesi. Shumë sipërmarrës të rinj vënë shtëpinë e tyre garanci kapitali, kështu e gjejnë veten në borxh të përhershëm.

Është e vështirë për të anashkaluar disa nga këto probleme, kështu që ju duhet të jeni të përgatitur për to. A është kjo koha më e mirë në jetën tuaj për të filluar një biznes? Si do ta balanconi sakrificën, do të mbani veten të shëndetshëm dhe do të mbani një mentalitet të fortë, mbështetës ndërsa investoni në sipërmarrjen tuaj të re? Jini të ndershëm me veten dhe familjen tuaj. Nëse nuk jeni të përgatitur për të vënë shumë aspekte të jetës suaj mënjanë për orë të tëra në ditë, kjo nuk mund të jetë një kohë e mirë për ju.

Si po ecën konkurrenca juaj?

“Kur unë mora në pronësi kafenë time, njerëzit mendonin se do ta përbuzja Starbucks për shkak se ishte një konkurent i fuqishëm”, thotë Marla Tabaka për Inc.com. Por, ajo thekson se ka shumë për të mësuar nga gjigantët dhe kompanitë si Starbucks janë përgjegjës për krijimin e një kulture që mund të hapë rrugën për kompanitë më të vogla. Sipas Tabaka, “Sot, kafenetë e pavarura kanë një mundësi të konsiderueshme; Unë mendoj se nuk do të ishte kështu nëse nuk do të ishte për Starbucks”.

Shqyrtoni konkurentët tuaj të ardhshëm. Çfarë po bëjnë mirë dhe çfarë u mungon? Si të jeni ndryshe – edhe më mirë?  Nuk ka konkurrencë, nëse ideja juaj është novatore dhe inovative? Nëse juaji është një treg në zhvillim, testoni idenë rigorozisht, dhe jo vetëm me familjen dhe miqtë.

Çfarë thonë hulumtimet e tregut?

Cilat janë pengesat për suksesin? Si ta kuptoni a ka një kërkesë për produktin ose shërbimin tuaj? Çfarë provash ka për të treguar se do të ketë sukses? Çfarë problemi zgjidhni dhe çfarë mundësish apo përvoja paraqet ideja juaj për konsumatorët apo bizneset? A kanë tentuar të tjerët diçka të ngjashme dhe kanë dështuar? Këto dështime janë një mundësi e përkryer për ju për të mësuar si ta dalloni veten në treg.

A keni fituar vemendje të mjaftueshme për të fituar fonde?

Bruto thekson se marrja e fondeve është “e lehtë” nëse një kompani ka fituar vëmendje të mjaftueshme në treg. Njerëzit shpesh besojnë se nëse ata kanë një ide të madhe, dikush do të vijë  për ta mbështetur atë. Kjo është një gjë e rrallë. Nga ana tjetër, jo të gjithë investitorët kërkojnë fitime të konsiderueshme para se të konsiderojnë financimin e një nisme. Ju mund të hiqni dorë nga mundësia e investimit tuaj duke demonstruar angazhimin në treg. Meqenëse koha është gjithçka, mos jini shumë të ngadalshëm ose shumë të shpejtë për të hyrë në treg. Koha juaj është dëshmi e aftësisë suaj për të marrë vendime të mençura dhe për të vlerësuar rrezikun.

Biznesi i vogël “e rrotullon botën”. Koha është e drejtë, dhe ti duhet të gëzosh udhëtimin.

Burimi: INC.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0