Nuk është e nevojshme të keni çdo kualifikim për të aplikuar në një vend pune - Business Magazine Albania

Nuk është e nevojshme të keni çdo kualifikim për të aplikuar në një vend pune

Art Markman

Nëse jeni i sapodiplomuar, shanset janë që të keni bërë disa klasa që besoni se do t’ju ndihmojnë të përgatiteni për punën tuaj të parë. Fatkeqësisht, shumica e asaj që ju nevojitet për të pasur sukses në punën tuaj, përfshin aftësi që i nuk keni marrë në shkollë.

Kur shikoni kualifikimet për punë të nivelit fillestar, shumë nga kreteret në listë mund të mos i keni hasur ende. Edhe kur puna juaj e re përfshin aftësi teknike që janë mbuluar në klasat tuaja, punëdhënësi juaj i ardhshëm mund të përdorë mjete që nuk i keni parë më parë dhe të mbështetet në procese që shkojnë përtej asaj që keni studiuar.

Megjithatë, është e rëndësishme të kuptoni që, vetëm sepse nuk i keni të gjitha kualifikimet nuk do të thotë që nuk duhet të aplikoni për atë punë.

Një histori që tregoj në librin tim, “Bring Your Brain to Work”, është se djalit tim më të madh, i cili sapo kishte mbaruar kolegjin, iu dha një mundësi për të aplikuar për një pozicion në një firmë që zakonisht u jepej njerëzve me disa vite përvojë. Ai më pyeti se çfarë të bëja dhe përgjigja ime ishte se “Nëse je plotësisht i kualifikuar për punën për të cilën aplikon, ke synuar shumë pak.” Ai e mori rolin dhe pavarësisht se kishte shumë për të mësuar, ia doli.

Organizatat presin që njerëzit që e rinj në një rol (dhe veçanërisht njerëzit që janë të rinj në një firmë) të rriten në pozicion. Ata duan që të punësuarit e rinj të bëjnë shumë pyetje, të kërkojnë mentorim dhe madje të bëjnë disa gabime ndërsa përshtaten me një rol.

Kjo do të thotë që ju duhet të kërkoni pozicione që do t’ju zgjasin, jo ato ku mund të plotësoni të gjitha kutitë.

Lexo edhe: 50 thënie frymëzuese për të reflektuar për një javë më të mirë

Fatkeqësisht, shumë njerëz (veçanërisht femrat) fokusohen në punë të mundshme për të cilat tashmë janë tepër të kualifikuara.  Në këtë rast nuk ka gjasa që puna të çojë në shumë rritje dhe ndenjtja në një rol mund ta bëjë të vështirë kalimin në pozicionin tjetër. Në veçanti, një trajektore në rritje në vendin e punës kërkon përvetësim të vazhdueshëm të grupit të aftësive të nevojshme për të marrë pozicionin tjetër. Mësimi i këtyre aftësive kur jeni në një pozicion për të cilin jeni të mbikualifikuar do të kërkojë që të mësoni “jashtë orës” në vend që të përfshini të mësuarit në performancën e përditshme të punës tuaj.

Një faktor që shpesh i pengon njerëzit të aplikojnë për punë është “sindroma e mashtruesit”. Kjo është ndjenja kur jeni ngritur në një pozicion që nuk e keni fituar apo merituar. Njerëzit që përjetojnë këtë sindromë shqetësohen se nëse të tjerët do ta dinin se sa të pakualifikuar ishin për pozicionin e tyre, nuk do të ishin në gjendje të mbanin punën e tyre.

Tranzicionet e Karrierës

Por sindroma mashtruese është zakonisht një farsë. Ju nuk mund t’i shihni mendimet e njerëzve të tjerë, kështu që mund të supozoni se ata kanë një shkallë më të lartë besimi në aftësitë e tyre. Ndaj, nuk e kuptoni se sa njerëzve të tjerë u është dashur të mësojnë aftësi të reja të rëndësishme në punë, dhe kështu ju shmangeni nga pozicionet për të cilat ndiheni të pakualifikuar.

Në vend të kësaj, është e vlefshme të trajtohen pozicionet e reja si një sfidë. Hulumtimi nga Carol Dweck dhe kolegët e saj zhvillon konceptin e një mentaliteti të rritjes, i cili argumenton se mënyra më e mirë për të mbajtur një orientim për të vazhduar të mësuarit është trajtimi i detyrave të vështira si mungesë aftësie (që mund të fitohet) dhe jo si mungesë talenti. (që nuk mundet). Psikologët organizativë teorizojnë se mentaliteti i rritjes gjithashtu çon në angazhimin në punë.

Praktikisht, është e dobishme për pothuajse të gjithë që t’i trajtojnë reklamat e punës sikur të jenë një grup udhëzimesh se çfarë përfshin një pozicion, jo një listë strikte e kërkesave që duhet të ketë çdo aplikant. Është e rëndësishme, sigurisht, të kesh të paktën disa nga aftësitë që kërkon një punë përpara. Por, askush nuk duhet të kufizohet vetëm në pozicione për të cilat është tashmë i mbikualifikuar.

/ HBR 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0