Norvegjia riciklon platformat e vjetra të naftës - Business Magazine Albania

Norvegjia riciklon platformat e vjetra të naftës

Në Norvegjinë jugperëndimore, platformat e vjetra të naftës po çmontohen ngadalë për t’u rickluar.

Tre platforma gjigante të pashfrytëzuara qëndrojnë në portet e bashkisë ishullore Stord. Ato, po ndahen pak nga pak dhe 40,000 tonë material po shkon për riciklim.

Punëtorët janë të ndarë në tre struktura: platformën nga fusha Gyda që u mbyll në 2020 dhe dy të tjera.

Lexo edhe: Kush po fiton më shumë nga çmimet e rritura të naftës?

Pasi të kenë përfunduar inspektimet e sigurisë dhe të jenë hequr pajisjet elektrike dhe materialet e rrezikshme si azbesti, pjesa e mbetur — predhat gjigante dhe boshe — u lihen makinerive të fuqishme prerëse.

Pjesët më të mira  janë ato që peshojnë dhjetëra mijëra tonë çeliku të cilësisë së lartë, të cilat mund të ripërdoren në platforma të reja nafte, struktura të tjera industriale ose turbina me erë në det të hapur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0