Nokia rrit perpjekjet per te marre Instagram-in ne Windows Phone - Business Magazine Albania

Nokia rrit perpjekjet per te marre Instagram-in ne Windows Phone


Me heret kete muaj Nokia nxori nje aplikacion te ri te quajtur #2instawithlove, i cili iu lejon njerezve te nxjerrin foto me efektin klasik polaroid.
Aplikacioni automatikisht krijon #2instawithlove ne menyre te tille qe sapo te postohet ne Twitter apo Facebook, pjesa tjeter e botes te shikoje hashtagun bashke me foton.
 
Tani me sa duket Nokia po i rrit perpjekjet per te bindur Intagram-in te krijoje aplikacionin perkates per OS e Nokias. WMPoweruser.com raporton se Nokia ka hapur nje fushate me postera per te inkurajuar me shume njerez ta shkarkojne aplikacionin #2Intsawithlove.
 
Eshte e qarte se kompania Finlandeze po harxhon nje pjese te buxhetit per marketingun per te bindur Facebook-un te krijoje nje aplikacion Windows Phone Instagram.
 
Shume veta me te drejte pyesin veten se pse Nokia po harxhon gjithe kete kohe dhe buxhet ne nje fushate ku Facebook-u nuk ka asnje lloj interesimi.
Gjithsesi nje thashethem i koheve te fundit thote se nje aplikacion i tille eshte vertet ne punim e siper, por nuk ka asnje prove per ta vertetuar. (PCWorld Albanian)
 
 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0